DYLON

Vetëvendosje: Takime në Malishevë, Pogragjë dhe me fermerë

Vetëvendosje: Takime në Malishevë, Pogragjë dhe me fermerë
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore me takime me qytetarë në Malishevë, Pogragjë por edhe me fermerë.

***

Mbrëmjen e vazhduam në Pogragjë, ku bashkë me Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët tanë për deputetë patëm kënaqësinë të takojmë banorët e këtij fshati, të cilët po e dëshmojnë mbështetjen e fuqishme për Qeverinë Kurti 3.

Përkrahja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për numrin 116 është e qartë dhe e palëkundur, duke treguar vullnetin e qytetarëve për vazhdimësi të punës së ndershme dhe qeverisje me përgjegjësi.

Më 28 dhjetor nuk lëshojmë pe!

Për siguri dhe begati!

***

Sonte u mblodhëm në shkollën “Abdullah Tahiri” në fshatin Malishevë, ku bashkë me kryetarin e Komunës z. Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë patëm nderin të takojmë banorë që e mbështesin fuqishëm Qeverinë Kurti 3.

Përkrahja për Lëvizjen dhe për numrin 116 është e jashtëzakonshme, andaj më 28 dhjetor po e bëjmë realitet këtë kërkesë gjithëpopullore.

Më 28 dhjetor nuk lëshojmë pe! Për siguri dhe begati!

***

Kandidatët tanë për deputet, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, z. Bajram Isufi, si dhe Ministri i Bujqësisë, z. Imri Demelezi, u takuan me fermerët e rajonit tonë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që fermerët po marrin si në nivel komunal ashtu edhe në atë qendror — mbështetje që nuk ka qenë kurrë më e madhe. Fermerët po përfitojnë subvencione konkrete, përfshirë 10 cent për çdo litër qumështi, si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për të gjitha nevojat e tyre prodhuese, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të bujqësisë.

116 – Begati e Siguri

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.