DYLON

Vetëvendosje takim në Ambasadën e Sllovenisë në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe anëtari i Kryesisë, Belgzim Kamberi, u pritën sot në takim nga Ambasadori i Sllovenisë, Miljan Majhen, për të diskutuar rreth situatës politike në Kosovë dhe marrëdhënies mes dy shteteve.

Kryetari Ymeri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që shteti slloven i ka dhënë Kosovës ndër vite. Më tej, ai u ndal te rëndësia e zbatimit të parimit të reciprocitetit në raport me dialogun me Serbinë. Gjithashtu, ai paraqiti kritikat e Lëvizjes

EkoHigjiena

Vetëvendosje ndaj programit qeveritar, si dhe alternativën për ta transformuar situatën e rëndë socio-ekonomike që është krijuar. Duke folur për planet e ardhshme, Kryetari Ymeri shpjegoi edhe arsyet për organizmin e protestës së datës 18 prill dhe rëndësinë e saj për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori Majhen bëri një shpjegim të modelit se si shteti slloven ka zhvilluar marrëdhëniet me shtetet fqinje, si dhe trajtimin që i ka bërë privatizimeve. Më tej ai shprehu mirëkuptim për disa prej shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gatishmërinë e tij për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.