DYLON

Vetëvendosje: Sot në ditën e zgjedhjeve institucionet komunale të Gjilanit kanë ra në gjumë!

Vetëvendosje: Sot në ditën e zgjedhjeve institucionet komunale të Gjilanit kanë ra në gjumë!
Avatar photo Redaksia

“Sot, në ditën e zgjedhjeve, institucionet komunale të Gjilanit dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e rrugëve kanë rënë në gjumë. Që nga dje gjatë ditës ka pasur reshje bore, madje edhe gjatë natës, dhe përkundër faktit që e kanë ditur se sot ka zgjedhje, nuk kanë kryer punën e tyre”, thuhet në një reagim të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. 

Më tej  në reagim thuhet se përpos që kjo duket në qytet, gjendja e rrugëve në fshatra është shumë e keqe. Rrugët janë të pa kalueshme, ndërsa qytetarët, përkundër motit të ftohtë e kanë të vështirë t’i qasen vendvotimeve dhe pengohen nga bora dhe akulli në rrugë.

EkoHigjiena

“Rrugët janë të pakalueshme për Pogragjë, Llovcë, Bukovik, Zhegoc, një pjesë e rrugëve në Bresalc, Ponesh, Miresh, rruga te Çeliktë etj”

“Kjo është një papërgjegjësi e madhe dhe për këtë arsye i kërkojmë Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanisë përgjegjëse, të kryejnë sa më shpejt punën e tyre, të hapin rrugët, t’ua mundësojnë qytetarëve për të realizuar të drejtën e votës, si një e drejtë elementare njerëzore”, përfundon reagimi i Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.