DYLON

Vetëvendosje: Sa herë përmendet ShIK-u, Prokurorinë e zë gjumi

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që kërkon hetimin e SHIK-ut, në mënyrë që të dihet njëherë e mirë se kujt i ka shërbyer kjo organizatë, mbi çfarë baze ligjore është ndërtuar, dhe si është financuar.

“Kohëve të fundit kemi parë edhe eksponentë të pushtetit, konkretisht të PDK-së, që flasin për kapjen që ua ka bërë SHIK-u institucioneve shtetërore. Para disa javësh kemi parë Bajram Rexhepin që deklaroi se ShIK-u e ka kapur PDK-në e përmes PDK-së shtetin, ndërkaq mbrëmë erdhi deklarata nga deputeti Rrustem Mustafa që njëherit ishte edhe komandant i Zonës Operative të Llapit. Edhe deputeti Mustafa e përmendi ShIK-un si organizatë ilegale që ka shtrirë ndikimin e saj në ndërmarrjet publike”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

EkoHigjiena

Pas këtyre dy deklaratave do të duhej që Prokuroria e Shtetit të nisë menjëherë hetimet ex-officio për këtë organizatë. Këto deklarata vijnë nga njerëz që kanë pasur pozita të rëndësishme udhëheqëse shtetërore e partiake. Për më tepër, që të dy janë figura të PDK-së, që në fakt është mbulesa politike e kësaj organizate kriminale, andaj edhe mund ta krijojnë bazën e mjaftueshme për nisjen e këtyre hetimeve.

Tash që për ShIK-un po flasin madje edhe eksponentët e PDK-së, Prokuroria e Shtetit po bën sehir dhe po qëndron indiferente. Si ndodh që sa herë përmendet ShIK-u, Prokurorinë e zë gjumi?!

Kur Lëvizja Vetëvendosje këmbëngulë në krijimin e Komisionit Hetimor për ShIK-un, kundërshtimi vjen duke u thirrur në ndarjen e pushteteve, gjegjësisht ndërhyrjen e Kuvendit në punët e gjyqësorit, kurse e vërteta është që gjyqësori është gjithashtu i kapur. Është pikërisht vullneti politik e guximi qytetar, kushti dhe mundësia për drejtësinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.