DYLON

Vetëvendosje: Raporti i auditorit nxjerr në pah shkelje të shumta të qeverisjes komunale të Gjilanit

Vetëvendosje: Raporti i auditorit nxjerr në pah shkelje të shumta të qeverisjes komunale të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sot, koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni, së bashku me anëtsren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, përmes konferencës për media prezantuan gjetjet e Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Gjilanit.

Konferencës i parapriu aktiviteti i shpalosjes së banerit dhe vendosja e shiritit me të cilin aktivistët rrethuan zonën e krimit.

EkoHigjiena

Gjetjet që u prezantuan nga Hyseni e Latifi – Kqiku:

– Në 77% të rasteve të testuara në kategorinë e Mallrave dhe Shërbimeve janë gjetur shkelje!

– Zyrtari vlerëson tenderin, i njëjti menaxhon tenderin!

– Fitues tenderi pa plotësuar kushtet e përcaktuara!

– 700.000 € të shpenzuara pa projekte!

– Mbi 180.000 € të paguara nga kategoritë e gabuara ekonomike!

– Komuna pa plan vjetor për mbështetje financiare për OJQ-të.

– 40.000 € të planifikuara për mirëmbajtjen teknike të objekteve, mbi 700.000 € të shpenzuara!

– Planifikon 10.000 € për një projekt, e shpenzon mbi 130.000 €.

– 7 fatura në vlerë prej mbi 26.000 €, u paguan 30 ditë pas skadimit të afatit…

shih videon:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.