Vetëvendosje: Qytetin e Gjilanit e ka kapluar terri!

Vetëvendosje: Qytetin e Gjilanit e ka kapluar terri!

“Qytetin e Gjilanit e ka kapluar terri dhe se ka muaj që në qytetin tonë, nuk kemi mirëmbajtje të ndriçimit publik, duke bërë që të kemi lagje me ndriçim të mangët apo edhe pa ndriçim fare, krejt kjo për faj të komunës së Gjilanit, për tenderin për këtë çështje që po zgjatë e muaj”.

Kështu është thënë në një konferencë të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, në të cilën Luan Aliu, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes në Gjilan, ka akuzuar pushtetin në Gjilan që është fajtor që kemi, siç thotë ai, 50 për qind të qytetit në terr total.

“Se sa terr bëhet natën nëpër rrugët e Gjilanit tanimë është bërë një kohë e gjatë që ajo po vërehet. Si prindërit ashtu edhe fëmijët, por edhe gjithë qytetarët janë të shqetësuar dhe të frikësuar nga kjo situatë, që tashmë është bërë ankth për qytetarët, mirëpo qeverisja komunale duket se nuk qanë kokën për këtë hall”, ka thënë Aliu.

Ai shtoi se mjafton të bësh një gjiro nëpër rrugët dhe lagjet e qytetit, por edhe nëpër rrugët kryesore të qytetit dhe do të shohësh gjendjen reale të ndriçimit publik në qytetin tonë. Lagjet nëpër të cilat mbizotërojnë qentë endacakë dhe terri i pafund.

“Në qytetin tonë kemi rrugë që janë kryesore, siç është rruga e Ferizajt, e cila as 20 vjet pas luftës nuk ka ndriçim publik. Çka është edhe më e frikshme, është se ndriçimi mungon edhe ne rrugët pranë shkollave, institucioneve tjera edukativo- arsimore. Nëpër disa rrugë sheh se qytetarët në mënyrë vetanake kanë ndriçuar rrugët, ku jetojnë pasi që nuk presin më që një gjë ta bëjë drejtoria e shërbimeve publike”thotë tutje Aliu.

Sipas tij, lirisht mund të thuhet se mbi 50% të rrugëve dhe lagjeve të qytetit tonë janë pa ndriçim.

“Si përfundim, qytetin tonë e ka kapluar terri si në aspektin politik ashtu edhe në atë real e praktik, ndërsa vetëlavdërimi, krekosja dhe mirënjohjet e eksportuara, vazhdojnë të mbeten deviza e vetme e këtij pushteti”, ka thënë Luan Aliu i Vetëvendosjes.

Nga ana e saj, Arbëresha Kryeziu – Hyseni, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga vetëvendosje ka thënë se ka muaj të tërë që në qytetin e Gjilanit, nuk kemi mirëmbajtje të ndriçimit publik. Ka lagje që ndriçohen nga 2-3 shtylla elektrike e ka të tjera që nuk kanë ndriçim fare dhe krejt kjo si pasojë e një tenderi, që po zgjatë tash e shtatë muaj.

Më poshtë po japim fjalë ne saj të plotë në këtë konferencë:

***
Tenderi për Sanimin dhe Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik në Qytet, është publikuar më 26 shkurt të këtij viti, ofertat për të cilin I kanë dorëzuar 8 operatorë ekonomik:

Termomontimi SHPK, Prishtine 99,900
Elektromontues, Prishtine 102,567, 80
NTP Toni Goni, Gjilan 57,053,31
Viva Print, Gjilan 79,308,14
NNP Toni,Drenas 79,556,20
Kastro, Gjilan 54,812,34
Elektra, Rogocice 159,573,90

Grupi I operatoreve ekonomik:EL-Bau, EingCom, LimonStaneci, Gjilan 181,796,40

Më 11 maj, nëpërmjet letrës standarde jane njoftuar se fituesi i tenderit është Viva Print. Pas kërkesës për të pasur qasje në dosjen e fituesit, është parë që Viva Print nuk i ka plotësuar kriteret e tenderit, si psh, nuk ka pasur inxhinier profesional, i ka munguar shoferi i kategorisë C, i ka munguar kamioni me mbi 20 kubik dhe nuk ka qene e pajisur me rimorkio speciale për transportin e shtyllave.

Pas ankesave të njërës kompani konkurruese, më 8 qershor, është dhënë njoftimi për anulimin e dhënies së tenderit.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, është bërë një lojë, në të cilën me sa duket po dalin të jenë të përfshirë shumë persona. Kanë filluar të qarkullojnë fjalët që me anë të një marrëveshje të brendshme, fituesi i tenderit është kompania EL-BAU, çmimi i së cilës na del të jetë sa dyfishi e bile edhe më i larte, se i Viva Printi dhe kompanisë tjetër TONI që ka parashtruar ankesën gjatë fazës së parë.

Më 28 qershor janë njoftuar dy kompanitë, që njëra nuk i ka përmbushë kriteret për shkak të mungesës së kapacitetit teknik, që mesa duket ka qenë vetëm arsyetim, sepse po të kishte ekzistua në të vërtetë, do të njoftohej qysh në fillim dhe nuk do të kualifikohej si kompani e përgjegjshme dhe tjetrën si të pasuksesshme, e që është Viva Printi.

Pra, tani na del që janë dy kompani të pakënaqura dhe që kanë parashtruar ankesë deri edhe në OSHP, e që janë Viva Print dhe Toni.

Ndërsa, së fundi, OSHP ka dhënë vendimin e saj dhe e ka kthyer tenderin në ri-vlerësim, që do të thotë ky tender do të kalojë dhe një herë nëpër të gjitha procedurat e vlerësimit. Unë si këshilltare komunale, kam kërkuar të kem qasje në dokumentet zyrtare që ndërlidhen me këtë tender, por edhe pse fillimisht më është thënë se ke të drejtë dhe të lejohet, më pas kam marrë përgjigjen se nuk kanë pasur një kërkesë të tillë asnjëherë më parë dhe nuk po dinë sit ë veprojnë karshi kësaj, duke më konsideruar si palë të tretë që mund të shkaktojë konflikte gjatë fazës së re të vlerësimit.

Mirëpo, këtu kemi shumë pyetje pa përgjigje, sepse pavarësisht që këtë cështje e kam ngritur si shqetësim edhe në séance të rregull të Kuvendit, nuk kam marrë përgjigje as nga kryetari I Komunës, as nga nënkryetari as nga drejtori I shërbimeve publike. Përgjigjet e tyre kanë qenë “lënda është në OSHP”. Por, si ka shkua lënda në OSHP dhe si ka mbërri deri aty?

Si ka mundësi që El-Bau, e cila ishte kompania e 8 konkurruese, me çmimin më të lartë, të fitojë tenderin, kur ne momentin qe I është dhënë Viva Printit dhe është ankuar vetëm kompania TONI, çdo kompani tjetër përjashtohet nga gara?

Pse nuk i është dhënë që në fillim tenderi kompanisë EL-BAU?

Si ka mundësi që një tender sic është ai i Sanimit të Ndriçimit Publik, ti jepet një kompanie me çmim prej 181,796 dhe jo kompanisë qe e ka përgjysmë më të lirë çmimin?

Pse është pritë kaq gjatë faza e rivlerësimit? Pse nuk është bërë rivlerësimi në kohën e duhur, por është pritur emërimi i shefit të prokurimit, e më pastaj qysh të nesërmen është filluar me procedurat për shqyrtimin e lëndës?

Dhe kur jemi te shefi i prokurimit, Izet Kurteshi, nuk e ka as kualifikimin e duhur dhe as licencën e prokurimit. Këtë madje e ka pranuar vet nënkryetari I Komunës, ndërsa ka qenë kryetari Lutfi Haziri, I cili ka pranuar q,ë Zyra e Prokurimit është para mbylljes. Ai gjithashtu e ka pranuar që as drejtori dhe as punëtorët e tjerë (pos njërës), nuk janë të certifikuar duke shtuar se të gjithë të tjerët janë nën akt-akuzë. Vet kryetari I Komunës Lutfi Haziri ka thënë qe problemi i njëjte i te kaluarës po vazhdon, duke iu referuar ish shefit te prokurimit. Ai madje tha se e dënon aktin e ish shefit te prokurimit duke e cilësuar ate si pengese ne zhvillimin e Komunës se Gjilanit. E edhe ish-shefin edhe shefin aktual, vet i solli aty. Tash kush e ka fajin?!

Por, pavarësisht se e dimë që prokurimi na del të jetë njëri nga dikasterët më me rëndësi në Komunë, por ajo që realisht ndodhë, është që vazhdueshëm kemi eksperienca të dëmshme për komunën, me personat që emërohen në krye të Prokurimit, nëpër të cilën zyre kalojnë dhjetëra e qindra tendere shumë të rëndësishme për zhvillimin e komunës tonë, por që përcillen me dhjetëra e qindra parregullsi dhe manipulime.

KOMENTE