DYLON

Vetëvendosje: Qytetarët e Cërnicës të vetëvendosur për 11 qershor

Vetëvendosje: Qytetarët e Cërnicës të vetëvendosur për 11 qershor
Avatar photo Redaksia

Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë takuar banorët e fshatit Cërnicë, nga ku kanë marrë mbështetje të madhe për fitoren e 11 qershorit.

Besa Baftiu kryetarja e qendrës e kandidatja për deputete i ftoi qytetarët të dalin në Zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ndryshimi i vetëm dhe i domosdoshëm në Kosovë vjen vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje Ju ftoj të dilni të votoni me 11 qershor, të votoni nr.35 në krye me kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin.”

EkoHigjiena

Veprimtari i çështjes kombëtare e kandidati për deputet Hydajet Hyseni tha se Cërnica gjithmonë ka qenë pjesë e ndryshimeve të mëdha historike.

“Ne sot jemi në Cërnicën e Ramiz Cërnicës, atë kishim kolos edhe kur s’kishim parlament. Ai ishte Ramiz Cërnica ku ballëhapur i thotë po bashkimit me Shqipërinë dhe jo me Serbinë”

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje që nga themelimi i saj tani kandidate për deputete Shkurtë Aliu evokoj kujtime nga e kaluara kur dyert e shkollave ishin të mbyllura për aktivistë e Lëvizjes.

“Se Lëvizja Vetëvendosje! po rritet, në çdo tubim po na dëshmon pjesëmarrja e madhe e qytetarëve. Unë kur kam ardhë ne vitin 2006 për herë të parë në Cernicë dyert e shkollës i kemi pasur të mbyllura ndërsa sot i kemi të hapura. Dikur na mbyllshin dyert, e sot po na hapin në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat pasi e kanë kuptuar së ne gjithmonë kemi qenë në rrugë të drejtë.”

Asambleisti i zëshëm në ndaljen e së keqës në Gjilan, tani kandidat për deputet Nevzad Isufi ka folur për arsimin dhe synimet e Lëvizjes Vetëvendosje! në këtë fushë.

“Të gjithë jemi të paknaqur me gjendjen e arsimit në Kosovë, është koha e fundit që arsimin ta kthejmë në binarët e duhura. Lëvizja ka paraparë një sërë veprimesh në arsim duke filluar nga hapja e 160 çerdhëve publike, shujta e qumësht për filloristët, e deri te interesimi serioz për nivelin e lartë akademik.”

Arijeta Rexhepi asambleiste e Kuvendit Komunal dhe kandidate për deputete foli mbi shëndetësinë dhe synimet e Lëvizjes mbi këtë fushë prioritare.

“Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! sektori shëndetësisë do të jetë më i mirë, këtë e kemi dëshmuar veç se në Prishtinë me ambulantat e riparuara e të pajisura me aparate të nevojshme mjekësore dhe shërbime efikase”

Ismajl Kurteshi kandidati tjetër për deputet tha se me pushtetet e kaluara asgjë s’ka ndryshuar por Kosova ka vazhduar rrënimin e ekonomisë e industrisë.

“Nëntë palë zgjedhje janë mbajtur që nga paslufta dhe asnjë ndryshim nuk ka ndodhur, përkundër premtimeve të shumta. Është koha e një ndryshimi të madh, që do ta ndalë të keqen dhe do të jetë promotor i zhvillimit, e ky ndryshim vjen vetëm duke votuar numrin 35 Lëvizjen

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.