DYLON

Vetëvendosje: Pushteti i braktisi – Ne nuk i harrojmë! (Video)

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, ka organizuar një aktivitet simbolik te fotografitë e personave të pagjetur që prej rrëmbimit të tyre të dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij aktiviteti, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Balaj, ka thënë se tash e 15 vjet, mosgjetja e eshtrave të personave të rrëmbyer gjatë luftës mbetet një plagë e madhe për familjarët dhe shoqërinë tonë.

EkoHigjiena

“Fakti që ende ka varreza masive të pazbuluara në Serbi dëshmohet dhe me rastin e gërmimeve më të fundit dhe gjetjen e varrezës masive në Rudnicë me mbi 250 trupa shqiptarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë”.

“Kosova ende kërkon 1,700 trupat e të pagjeturve. Kjo kërkesë deri me tani ka hasur në vesh të shurdhër edhe nga ana e institucioneve të Kosovës. Krimet e Serbisë në Kosovë asnjëherë deri më tash nuk qenë kusht i Kosovës ndaj Serbisë apo i komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, në raport me çfarëdo marrëdhënie ndërshtetërore. LVV ka qenë dhe do të jetë pranë kërkesave të familjarëve për me të dashurit e tyre dhe me të gjitha kapacitetet do të luftojë që të zbardhet fati i tyre dhe trupat e të kthehen pranë familjareve të tyre”, ka thënë Balaj.

“Bëjmë thirrje sërish, – theksoi ajo- instancave vendore dhe ndërkombëtare që janë përgjegjëse për zbardhjen e fatit e të pagjeturve, të veprojnë konform mekanizmave dhe rregullave ndërkombëtare dhe të mos ndalen së bëri trysni mbi Serbinë në hapjen e të gjitha varrezave masive dhe kthimin e trupave pranë familjeve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.