DYLON

Vetëvendosje: Protestë me 29 shtator

Vetëvendosje: Protestë me 29 shtator
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë me dije se më 29 shtator në orën 14:00 në Prishtinë do të mbahet protesta e cila do të organizohet nga kjo lëvizje. Ai ka thenë se kjo protestë do të jetë paqësore.

Për më tepër:

Protestë me 29 shtator: Një popull s’i nënshtrohet një njeriu!

EkoHigjiena

Situata politike në Kosovë është e rëndë, sidomos nga ndërmarrja e Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, për dialog të ri me homologun e tij serb, pa mandat nga Kuvendi, pa parime për dialogun, pa ekip gjithpërfshirës, si dhe me parashikimin e tij për ‘kompromis të dhimbshëm’ gjatë ‘korrigjimit të kufijve’. Kjo aventurë personale e Presidentit të Kosovës duhet ndalur dhe duhet ndaluar. Ai tani shënon mbështetjen më të ultë qytetare në Kosovë në gjithë karrierën e tij politike. Ky president nuk as legjitimitet, as kompetencë dhe as kredibilitet.

Edhe gjendja socio-ekonomike në Kosovë është e rëndë, për shkak të mungesës së zhvillimit e progresit dhe teprisë së keqqeverisjes e korrupsionit. Nga skandalet e shpeshta dhe të shumta të kryeministrit e të kabinetit enorm të tij, na nxjerrin veçse zgjedhjet e reja parlamentare. Qeveria po e bojkoton Kuvendin sepse ajo po e lufton opozitën, krejt kjo nën mbikëqyrjen e kryetarit të Kuvendit. Pushteti në Kosovë e ka braktisur shtetndërtimin demokratik: ai nuk e don sundimin e ligjit dhe nuk din për zhvillim ekonomik.

Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE!, më 29 shtator 2018, thërret protestë paqësore e qytetare në Prishtinë, në ora 14:00. Ne i kemi institucionet e shtetit të kapura. Sheshi është institucion në republikë. Pakënaqësia duhet të dalë në shesh. I ftojmë qytetarët e të gjitha moshave e vendbanimeve, anëtarët e të gjitha partive dhe organizatave të bashkohen në protestë. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu.

Asgjë më pak se shpëtimi i shtetit të Kosovës nuk është në pyetje. Ruajtja e integritetit territorial e institucional dhe mbrojtja e popullsisë dhe paqes në Kosovë, janë detyra jonë si qytetarë të republikës, si politikanë përfaqësues e si aktivistë politikë.

Pasi që na e rrudhën lirinë dhe demokracinë, institucionet dhe mirëqenien, duan të na e rrudhin edhe territorin dhe pavarësinë. Duan ta ndajnë Kosovën e ta copëtojnë edhe Kosovën Lindore. Pazaret e Thaçit me Vuçiqin nuk do t’i paguajmë ne. Sepse, një popull s’i nënshtrohet një njeriu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.