‘Sot u informuam nga konferenca për media e Prokurorisë së Kosovës se raporti i ekspertizës së pavarur ndërkombëtare nga Qendra Spitalore Universitare në Lozanë të Zvicrës, i kërkuar nga Familja Dehari dhe i lejuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbërritur në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Edhe pse Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë duhet të kishin njoftuar opinionin publik me kohë për arritjen e këtij raporti, vetëm pas kërkesave të njëpasnjëshme të avokatit mbrojtës e përfaqësuesit ligjor i familjes si dhe kërkesave të familjes Dehari, më në fund sot u deklaruan për pranimin e raportit të lartëcekur, thuhet tutje në komunikatë.
“Kërkojmë nga Prokuroria që sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor e avokatit mbrojtës të familjes Dehari, raportin në gjuhën origjinale. Si dhe ta publikojë atë në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe”, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.