Vetëvendosje, projekt i afatizuar!

Vetëvendosje, projekt i afatizuar!

Egoja për sa më shumë pushtet qoftë në institucione të vendit qoftë brenda subjektit politik, është i vetmi faktor që ndikon në krijimin e disa rrymave brenda sojit.

Shkruan: Ardian AZEMI

Në parti politike, fatkeqësisht nuk flitet më për parime. Në parti ka dinamikë të punës, kush kujt me ia ngulë, kush kënd me eleminua, krejt kjo bëhet për shkak të frikës së konkurrencës.

Në situata normale, partia politike duhet të jetë e hapur karshi të gjithëve, sidomos kuadrove që kanë çka me ofrua, kanë ide, bazë dhe autoritet të ndërtuar me nder në familje, lagje, qytet e në nivel vendi.

Mendimet ndryshe në parti janë pasuri, aty ku ka diversitet mendimesh, ka sukses, sidomos aty ku mendimi ndryshe nuk merret si tendencë për të krijua autoritet, por merret si diçka e mirë që të jep shtytje përpara. Partia politike dhe anëtarësia e saj, nuk guxojnë me mitizua figura të caktuara. Mitizimi është i barabartë me dështim. Zhvillimet e fundit në

Vetëvendosje, mënyra sesi tentohet të akuzohet njëra palë dhe të thuhet se nuk do te kishte Vetëvendosje pa palën tjetër, për mendimin tim është dëshmi sesa të shtrydhur janë njerëzit brenda partive, dhe deri në çfarë mase keqinformohet anëtarësia.

Pa Albin Kurtin s’ka Vetëvendosje.. Atëherë, pse u dashka me votua shembull: Shpend Ahmetin, Myteharin e Prizrenit apo Qëndronin e Dardanës..?!
Pra, qytetarët i paskan mashtrua duke iu thënë se këta janë të mirë, më të mirët. Jo, është gabim kjo.

Pavarësisht sesi ka ndodh dhe ku e ka bazën kjo “minë” e kurdisur në Vetëvendosje, sharja nuk është zgjidhje, sikurse bllokimi i mendimit ndryshe që e sjell këtë situatë. Ë

shtë e rënd me pranua disa, porse Vetëvendosje konsideroj se është projekt i përkohshëm, i afatizuar. Sado që duan me “ndreq” e me i heshtë këto pakënaqësi, shpërndarja e deputetëve dhe disa figurave në strukturën udhëheqëse të këtij subjekti politik nëpër parti tjera politike, është e pashmangshme. Nëse jo sot, nesër sigurisht.

Pra, sikurse çdo subjekt politik në Kosovë, edhe Vetëvendosje duhet të distancohet përfundimisht nga individë që kanë sjellje aspak të moralshme karshi të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe.

Vetëvendosje duhet të pastrohet nga rryma të ndryshme brenda saj, dhe të bëhet një dhe e pandashme. Ky subjekt politik, duhet të lirohet nga ideja se përveç tyre, krejt të tjerët janë kundër atdheut dhe të ardhmes së tij.

Vetëvendosje duhet gjithsesi ta bëjë decentralizimin e vendimmarrjes, nga disa individë tek organet e partisë, dhe nga organet qendrore tek ato lokale. Dhe, më e rëndësishmja, me heqë ndikimin e Tiranës që ka në Prishtinë, dmth në Vetëvendosje në nivel vendi.

Pa asnjë dyshim, ky subjekt politik duhet të gjejë formula bashkëpunimi me institucionet e vendit dhe t’i njoh ato në çdo pikëpamje, sepse pa e njoh vetën, nuk mund të të njeh tjetri.

Vetëvendosje përgjatë katërvjeçarit të ardhshëm, duhet të merret me këto punë, gjithnjë duke qenë aktive në jetën institucionale.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE