DYLON

Vetëvendosje: Policia po e provokon situatën, përfshirë edhe në Gjilan e Kamenicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dhjetëra mijëra protestues janë nisur nga e gjithë Kosova. Pjesëmarrja masive e qytetarëve po konfirmohet vazhdimisht nga kontaktet me aktivistët që janë organizatorë të nisjeve me autobusë. Frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e protestuesve, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Deri tash:

EkoHigjiena

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjilani dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

– Janë ndaluar autobusët që po vinin nga Kamenica dhe pothuajse gjysma e protestuesve janë detyruar të dalin jashtë dhe të mos udhëtojnë me autobusë.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Mitrovica dhe policia ka kontrolluar deri në detaje secilin protestues.

– Janë ndalur autobusët që po vinin nga Gjakova dhe policia ka kontrolluar deri në detaje seilin protestues.

– Në Shtime, Policia ka ushtruar presion ndaj vozitësve të autobusëve duke tentuar që t’i largojnë autobusët para se të vijnë protestuesit.

Policia po e provokon situatën. Liria e protestës, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, po cënohet. Po ashtu liria e medieve dhe e fjalës së lirë po cënohet.

Masiviteti popullor kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit nuk mund të ndalet me metoda policore. Protesta do të jetë madhështore dhe Qeveria do të tërhiqet, thueht në fund të njoftimit të Vetëvendosjes. /2L ONLINE/