DYLON

Vetëvendosje: Policia gënjen rreth arrestimit të Salih Zybës

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi të saj ka bërë me dije se “sot Policia e Kosovës, duke e ndjekur rrugën e shpifjeve të kryeministrit dhe kryepolicit Isa Mustafa, bëri një deklaratë të gënjeshtërt dhe shumë tendencioze. Policia tha se Salih Zyba është arrestuar ngase ishte i dhunshëm. Por, nga xhirimet e kamerave të Komunës së Prishtinës si dhe dëshmitë e punëtorëve të sigurimit të Komunës, është e qartë që Salih Zyba ka qenë duke qëndruar bashkë me punëtorët e sigurimit, në oborrin e Komunës, ndërkohë që aty janë futur dy policë civilë.

Salih Zyba, së bashku me punëtorët e sigurimit kanë shkuar për t’i pyetur se kush janë dhe çka po bëjnë në parkingun e Komunës, ndërsa policët civilë kanë filluar menjëherë të ofendojnë dhe pastaj ta godasin Salih Zybën dhe e kanë arrestuar atë, me ndihmën edhe të një patrulle policore që ka ardhur ndërkohë.

EkoHigjiena

Dhuna policore e kohës së masave të dhunshme, përherë është përcjellur edhe me propagandë policore që ka tentuar t’i demonizojë qytetarët që i arrestonin. Saktësisht e njëjta po ndodh edhe sot nën qeverisjen e Isa Mustafës.

Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje, në të kundërtën qytetarët do ta shkarkojnë atë!”, thuhet në fund të rreagimit të Vetëvnedosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.