DYLON

Vetëvendosje: Policia e Kosovës intervenon dhunshëm ndaj aktivistëve tanë

Avatar photo Redaksia

Sot, rreth orës 14:30, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u nisën për në fshatin Prapashticë ku do të vendosnin një pano pranë vilës luksoze të kryeministrit Isa Mustafa, me mbishkrimin “Shiti pronat e tua, e jo Kosovën”. Por, përmes një reagimi Kjo Levizje ka bërë të ditur se Policia e Kosovës i bllokoi aktivistët duke ua konfiskuar mjetet e transportit për rreth një orë. Ndërkohë aktivistët, së bashku me mediat u nisën në këmbë drejt villës së kryeministrit.

Në fshatin Prapashticë, Njësiti Special i Policisë së Kosovës ka bllokuar rrugën me kordon policor, duke ua pamundësuar aktivistëve kalimin. Megjithëse e kishte të qartë se krejt çka do të bënin aktivistët ishte vendosja paqësore e asaj panoje, Policia e Kosovës filloi arrestimin e aktivistëve dhe përdorimin e sprejit lotsjellës, për t’i shpërndarë ata.

EkoHigjiena

“Ky veprim politik i Policisë së Kosovës, paragjykues ndaj aktivistëve tanë, tregon se si dhuna policore në Kosovë po rritet paralelisht me rritjen e kompromiseve në Bruksel. Është e qartë që sa më shumë po lëshon pe qeveria jonë ndaj Serbisë, aq më e pakompromis po bëhet ndaj qytetarëve, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

“Aktivistët tanë vazhdojnë të qëndrojnë atje dhe të përpiqen që ta kryejnë aksionin e tyre. Ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që urgjentisht ta lirojë rrugën dhe të mos e shkelë lirinë e lëvizjes, të shprehjes dhe të protestës”, përfundon reagimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.