DYLON

Vetëvendosje: Policia e Isa Mustafës në kërkim të Dardan Molliqajt

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për siç thtoë se Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Dardan Molliqaj të cilin e kanë kontaktuar dhe i kanë kërkuar që të paraqitet në stacionin policor.

Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës. Këto raste flasin qartë për totalitarizmin që po ndërtohet në Kosovë. Në njërën anë Qeveria, pa e pyetur askënd, merr vendime për t’i dhënë kontroll Serbisë në gati 1/3 e territorit, kurse në anën tjetër ushtron dhunë ndaj kundërshtarëve politikë që për qëllim kanë mbrojtjen e Republikës”, thuhet në reagim.

Sipas vetëvendpsjes këto përndjekje po e dërgojnë vendin drejt tensioneve të reja edhe më të mëdha. Opozita nuk do të heq dorë nga kauza e saj në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe territorit, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe barazisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.