Vetëvendosje: Përkrahje po marrim gjithandej Komunës
“Familja Murtezi në Livoq dhe familja Bllaca në Cernicë, e hapën konakun e tyre për të mirëpritur kryetarin e tashëm dhe të ardhshëm të Gjilanit Alban Hyseni”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e bindur që kandidati i tyre për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Alban Hyseni do të fitojë edhe një mandat.
“Bashkë me kandidatët për Asamble dhe me banorë të këtyre dy fshatrave, u fol për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale dhe për fitoren e Vetëvendosjes, për të cilën fitore kjo Lëvizje beson se do ta arrijë pa balotazh.
“Përkrahje po marrim gjithandej Komunës, sepse kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët tanë”, thuhet në fund të njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan.