DYLON

Vetëvendosje: Pensionet do të rriten, stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme

Vetëvendosje: Pensionet do të rriten, stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka mbajtur takimin e radhës në kuadër të Zgjedhjeve të parakohshme. Këtë radhë kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes kanë takuar e bashkëbiseduar me pensionistët gjilanas.

Kandidatët për deputetë kanë paraqitur para të pranishmëve programin politik e ekonomik me të cilin do të qeveriste Lëvizja Vetëvendosje pas Zgjedhjeve të 11 qershorit. Fokusi padyshim ishte skema pensionale e Lëvizjes dhe rritja e pensioneve, gjë e cila u pasua me një bashkëbisedim në mes pensionistëve dhe kandidatëve për deputetë.

Pensionistët me mjaftë interesim i ndjekën fjalimet e kandidatëve për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes dhe në fund u ndanë të kënaqur mbi Alternativën qeverisëse, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.

EkoHigjiena

Kandidati për deputet Ismajl Kurteshi theksoi se: “Alternativa qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje synon të ndërtojë një sistem pensional të qëndrueshëm dhe të barabartë, që garanton pensione stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme, por në të njëjtën kohë përkujdeset për pensionistët.”

Kandidatët tjerë Nevzad Isufi dhe Shemsi Syla sqaruan para të pranishmëve sistemin pensional dhe se si Lëvizja Vetëvendosje mendon ngritjen e pensioneve.

Shemsi Syla theksoi se: “Alternativa mendon për një kontribut shtesë që do të aplikohet në tregun e punës nga 5% në 8% , me ç’rast diferenca prej 3 % që do të siguroj të ardhura vjetore prej më shumë se 80 milion euro të cilat do të ndihmojnë në rritjen e pensioneve aktuale.”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.