DYLON

Vetëvendosje: Pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka liberalizim të vizave

Vetëvendosje: Pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka liberalizim të vizave
Avatar photo Redaksia

Sot, Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kusht kyq për liberalizimin e vizave.

“Raporti konstaton thjeshtë dhe qartë se sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqetësim kryesor mbetet mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe autonomia e prokurorëve sidomos në luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë. Gjyqësori konsiderohet të jetë joprofesional, joefikas, pasiv, i ndikuar politikisht dhe i korruptuar”, tha Pacolli.

EkoHigjiena

Ky raport, siaps sja, vjen vetëm disa ditë para seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, që do të thotë se nuk do të mund të ketë liberalizim vizash edhe po të ndodhte një ratifikim i tillë, pa luftim të krimit e korrupsionit.

Anëtarja tjetër e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli në lidhje me deklarimet e zbrazëta të qeverive të deritanishme për zero tolerancë ndaj korrupsionit e për më shumë jo që nuk janë ndëshkuar kriminelët asnjëherë, por janë parashkruar shumë rastë të rënda të krimit e korrupsionit.

“Vetëm këto muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë se si të korruptuarit mbeten të paprekshëm. Pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për rastin Toka, Azem Syla. Më tutje kemi hezitimin e hetimeve për Devollin dhe Z-mobile në dëm të Telekomit të Kosovës, humbjen dhe heshtjen e hetimeve dhe mosfillimi i procesit për aferen Pronto. Poashtu rasti i Enver Hasanit që u dënua me kusht për veprime korruptive por edhe shumë raste të tjera të korrupsionit që qëllimshëm parashkruhen.”, tha Haxhiu.

Ajo po ashtu foli edhe për procedimin e projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Ky projektligj do të forcojë kompetencat e prokurorisë por po ashtu e vendos barrën e provës tek personi i dyshuar dhe jo tek prokurori siç është aktualisht”, shtoi Haxhiu.

Po ashtu në fund u njoftua se Lëvizja Vetëvendosje nesër do të ftojë interpelancë me Ministren e Integrimeve në lidhje me të gjeturat e raportit të ekspertëve nga BE.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.