DYLON

Vetëvendosje: Nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për aspiratën e tyre

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Kryetari i ri i kësaj Lëvizje Visar Ymeri tha se para 17 vitesh në Prekaz u bë epiqendra e lirisë së Kosovës.

“Sa herë vijmë dhe i kujtojmë dëshmorët duhet domosdoshmërisht të kujtojmë edhe veprën e tyre, vepër kjo në funksion të aspiratës së tyre. Aspiratës për një Kosovë të lirë, sovrane dhe një Kosovë të kombit shqiptar e cila i bashkohet kombin shqiptar. Nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët e të mos e kujtojmë veprën e tyre dhe nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për veprën e tyre dhe aspiratën e tyre”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Pas përkuljes tek varrezat e Jasharajvei pari i Vetëvendosjes nuk la pa folur edhe për gjendjen aktuale në vend. Ai tha se sot pas 17 vitesh është një Kosovë nga e cila po ikin njerëzit për shkak të shtrëngesave ekonomike dhe për shkak të pa barazisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.