DYLON

Vetëvendosje ngushëllon familjen Salihu pas ndarjes nga jeta të gazetarit Xhavit Salihu

Vetëvendosje ngushëllon familjen Salihu pas ndarjes nga jeta të gazetarit Xhavit Salihu
Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, me dhimbje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta e gazetarit Xhavit Salihu.

Kontributi i Xhavit Salihut në zhvillimin e gazetarisë në qytetin tonë ka qenë i madh dhe i vazhdueshëm, duke treguar gjithmonë korrektësi, zotësi dhe profesionalizëm në punën e tij.

I gjithë ky angazhim u shtua akoma më shumë, me themelimin e Radio Star, nëpërmjet së cilit Xhavit Salihu e pasuroi radio-gazetarinë në Gjilan, duke përcjellë gjithmonë çdo aktivitet që e ka karakterizuar qytetin tonë.

EkoHigjiena

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë, kolegët, dashamirët dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.