DYLON

Vetëvendosje Negociatat pa përfaqësim dhe pakushte thellojnë kompromiset

Vetëvendosje Negociatat pa përfaqësim dhe pakushte thellojnë kompromiset
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media në lidhje me mospërfaqësimin e Kosovës Lindore në negociata me Serbinë. Në konferencë foli deputeti dhe anëtari i Kryesisë Liburn Aliu, i cili komentoi takimin e paralajmëruar të mbahet nesër në Bruksel mes të ashtuquajturit ‘delegacion shtetëror’ dhe ndërmjetësuesve të bisedimeve.

Duke u mbështetur në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës, ku nuk figuron fare fjala reciprocitet, ‘delegacioni shtetëror’ po e thellon këtë proces dialogu disa vjeçar në të cilin Kosova vazhdimisht ka bërë kompromise me kërkesat e Serbisë ndaj saj.

Për të vënë në pah përmasën mospërfaqësuese të delegacionit deputeti Aliu u shpreh, “Si bëhet që në të ashtuquajturin ‘delegacion shtetëror’ të Kosovës kemi aq shumë përfaqësues partish që s’e kalojnë pragun zgjedhor, mirëpo aty nuk janë përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit? Pse në delegacion të mos jenë kryetari i Preshevës, kryetari i Bujanocit, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, dhe asamblisti shqiptar në Medvegjë?”

EkoHigjiena

Edhe në vetë letrën dërguar Presidentit Thaçi, delegacionit të Kosovës dhe Shefes së politikës së jashtme të BE-së nga disa prej përfaqësuesve politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit mungon kërkesa për t’u bërë pjesmarrës në dialog dhe kërkesa e mëhershme për reciprocitet. Madje, edhe mbi idenë e bashkimit të Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës Presidenti dhe përfaqësuesit e Luginës nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje për këtë ide të dakortësuar mes tyre.

“Thaçi në konferencat për media në Prishtinë e përmend Kosovën Lindore, por jo me diplomatët perëndimorë. Me ata flet për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, sikurse që bëri në takimin me ambasadorin amerikan në Berlin në fund të dhjetorit 2018. Në Atlantic Council në Washington D.C., në kryeqytetin e ShBA-ve, për plot 55 minuta ligjëratë dhe pyetje-përgjigje, asnjëherë nuk e përmendi, se lëre më ta trajtojë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Thaçi me Vuçiqin flet për veriun e Kosovës e për Rusinë. Por asnjëherë nuk ia kërkoi atij Kosovën Lindore që mbahet e shtypur, e diskriminuar dhe e shfrytëzuar pikërisht nga shteti i Serbisë në krye të së cilit është Vuçiq”, tha deputeti Liburn Aliu.

Po ashtu, edhe në draft marrëveshjen finale të kryeministrit Haradinaj nuk përmendet çështja e shqiptareve të Luginës dhe reciprociteti me Serbinë. Kjo draft marrëveshje iu dorëzua znj. Mogherini duke i bërë të qartë gatishmërinë për kompromis të mëtejshëm ndaj Serbisë dhe mosinteresim për shqiptarët e Luginës. Presidenti dhe i ashtuquajturi ‘delegacion shtetëror’ përfaqësojnë më shumë vullnetin për pushtet sesa vullnetin e përgjithshëm të shqiptarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.