DYLON

Vetëvendosje në Gjilan vatër e përhershme e aktivizmit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – (me rastin e nëntë vjetorit të themelimit të Lëvizjes vetëvendosje në Gjilan) – Faza e parë e Lëvizjes ka qenë themelimi I subjektit, krijimi I fushatës, lindja e organizatës. Kjo është faza e të qenit dhe e të konceptuarit. Thirrja e Lëvizjes në atë kohë ka qenë: ne jemi këtu dhe duam këtë. Ne jemi Lëvizje dhe duam Vetëvendosje. Ne jemi Lëvizja VETËVENDOSJE!

Nga: Luan ALIU

EkoHigjiena

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan është themeluar më 20 gusht të vitit 2005. Vullneti dhe gatishmëria e të rinjve për angazhim, bashkë me kontekstin politik të kohës kanë ndikuar që Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan të jetë përherë vatër e aktivizmit.

Siç ka ndodhur me Lëvizjen në përgjithësi edhe VETËVENDOSJE! në Gjilan është themeluar në aksion dhe është rritur e zhvilluar përmes aksionit. Ka qenë protesta e datës 21 gusht në Qendër të Gjilanit që i ka dhënë udhë Lëvizjes në Gjilan. Atëbotë po bëhej gjithnjë e më e qartë se përcaktimi i statusit të Kosovës nuk do të bëhej përmes parimit të vetëvendosjes së popujve, por përmes negociatave me Serbinë, me ç’rast Serbia do të bëhej pjesë e vendimmarrjes për rregullimin e brendshëm territorial të Kosovës.

Nga këto bisedime të dëmshme për Kosovën, ishte shënjuar të dëmtohej veçanërisht Gjilani që po i merrej territori, e qytetarëve të tij që po u largoheshin shërbimet. Është fjala për decentralizmin etnik që po u imponohej qytetarëve. Edhe aksionet tona kishin në thumb të kritikës e kundërshtimit pikërisht këto çështje. Kujtojmë këtu parullën JO NEGOCIATA-VETËVENDOSJE! të shkruar në çdo hapësirë publike; kujtojmë protestat, aksionet, peticionet e qindra tubime me qytetarë në kundërshtim të decentralizimit.

Pas vendimit që në shërbim dhe funksion të realizimit të vetëvendosjes, përveç protestave, aksioneve e aktiviteteve të tjera joinstitucionale, ta shtojmë edhe pjesëmarrjen në zgjedhje e institucione, VETËVENDOSJE! në Gjilan ka rritur kapacitetet e saja kadrovike me profesionistë të ndryshëm që japin kontributet e tyre në Komitetet e VETËVENDOSJE!-s.

Me kalimin e kohës, Lëvizja është zhvilluar edhe sa i përket çështjeve e temave që adresojmë e për të cilat angazhohemi. Përveç angazhimit tonë në shërbim të realizimit të Programit Politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të nivelit qendror, Qendra e Gjilanit trajton çështje e përgatit politika edhe për nivelin lokal. Vlen të përmendet këtu puna e jashtëzakonshme monitoruese dhe kritikat e propozimet e asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Pra, ne jemi zhvilluar. Dhe ne duhet te jemi gati për të gjitha. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.