DYLON

Vetëvendosje: Në Gjilan ia qesim pikën

Vetëvendosje: Në Gjilan ia qesim pikën
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj ka mbajtur tubimin e saj të madh në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan, në të cilin ka marrë pjesë lideri i këtij subjekti Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit.

Në hapje të tubimit kryetari i Gjilanit Alban Hyseni tha “Në vitet e fundit kemi dëshmuar se ndryshimi është dhe ka qenë i mundur dhe se shteti mund të qeveriset me përgjegjshmëri, me integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve të tij“, dhe më pas ai ftoi Kryeministrin Albin Kurti.

Nga sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” kryeministri Kurti u zotua për përfundimin e projekteve në proces dhe nisjen e projekteve të reja për Gjilanin dhe Anamoravën. Kryeministri Kurti foli edhe për investimet kapitale në vend, ndërtimin e hekurudhave, digave, ngrohtoreve, ndërmarrjet publike që në qeverisjen tonë operojnë me fitim, dhe për projektet tjera në mandatin e ri.

“Te numri 116 i keni dinjitetin e mirëqenien, sigurinë e begatinë, ashtu si nuk keni lëshuar pe më 28 dhjetor, më 7 qershor qitjani pikën. Më 7 qershor le ta bëjmë pjesë të fitores së madhe secilën lagje të qytetit, secilën shtëpi të secilës rrugë të Gjilanit, secilin fshat të komunës, pra krejt për shtetin sepse me qeverisjen tonë, me qeverisjen tuaj kemi shtet për krejt”  ka thënë Kurti në përmbyllje të tubimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.