DYLON

Vetëvendosje: Mosvotimi i Gjykatës Speciale, lajm i mirë për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Sot Lëvizja Vetëvendosje! organizoi konferencë për media ku drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, foli rreth mosvotimit të djeshëm të Gjykatës Speciale. Ai tha se mosvotimi i kësaj gjykate nga Kuvendi është një lajm i mirë për Kosovën. “Dje u evitua heqja e një pjese të konsiderueshme të sovranitetit republikan”, tha Konjufca.

Më tutje, ai reagoi ndaj kërcënimeve të Qeverisë se këtë çështje do ta rikthejë në Kuvendin e Kosovës. “Në vend që Qeveria të reflektojë pas këtij refuzimi në Kuvend, ajo është përcaktuar për rrënimin total të demokracisë parlamentare. Dje, kryeministri Mustafa dhe zv.kryeministri Thaçi të hidhëruar nga vota e lirë dhe e ndërgjegjshme, paralajmëruar masa ndëshkuese dhe bënë thirrje hakmarrëse për këdo që ka votuar kundër. Thaçi dhe Mustafa po I ngjajnë njëri-tjetrit gjithnjë e më shumë. Janë bërë sikur binjakët siamezë. Njëri i kërcënon deputetët partisë së tij që nuk e votuan për kryeministër. Tjetri i kërcënon deputetët e partisë së tij pse nuk e votuan Specialen. Tash ata po thonë se do ta kthejnë sërish votimin e Speciales. Ky është fundi i demokracisë.”

EkoHigjiena

Në anën tjetër Konjufca foli edhe për kërcënimet që po u bëhen qytetarëve se gjoja kjo gjykatë do të themelohet nga jashtë. “Vetë ndërkombëtarët, në shtetet e tyre nuk do të pranonin këso çarje të madhe të sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.