DYLON

Vetëvendosje: Ministër, luajë me top, e jo me jetën e qytetarëve

Avatar photo Redaksia

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik pranë objektit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të cilën e drejton Blerand Stavileci. Me deklaratën e fundit, Ministri Stavileci na tregoi se është i gatshëm për privilegjet, por jo edhe për përgjegjësitë që i takojnë. Ai po na thotë se përgjegjës për gjendjen e rëndë socio-ekonomike që e kanë qytetarët e Kosovës, janë prindërit e tyre që i kanë lindur dhe jo udhëheqja e shtetit.

“Nëse ai vërtetë mendon se nuk ka përgjegjësi për qytetarët, atëherë ai nuk ka pse të qëndrojë në postin e Ministrit. Shkaktar i varfërisë është modeli i përzgjedhur ekonomik, bashkë me korrupsionin dhe krimin e organizuar që kanë marrë përmasa alarmante, dhe jo planifikimi i familjes. Ai nuk po flet për thëngjillin e Kosovës që po monopolizohet, nuk po flet për Trepçën, nuk po flet për manipulimin me njehsorë, që po e zhvatin xhepin e varfër të qytetarëve. Në vend se të marrë përgjegjësi, ai po shfajësohet për mjerimin e krijuar”, tha aktivisti Zgjim Hyseni. Ai shtoi se në Kosovë ka varfëri sepse vetëm nga procesi i privatizimit ka mbi 76.000 qytetarë që janë larguar nga puna; sepse kemi politikanë të korruptuar; sepse kemi pabarazi të madhe ku shumica është e varfër, ndërkohë që kemi koncentrim të pasurisë tek një pjesë e vogël e njerëzve.

EkoHigjiena

“Se kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë, tashmë është e qartë. Për Ministrin Stavileci, çdo foshnje e lindur më shumë, është një i papunë më shumë dhe një i varfër më shumë. Dhe rruga që ai na sugjeron për dalje nga kjo gjendje është migrimi ilegal dhe ulja e lindshmërisë”, potencoi Hyseni.

Në fund, ai e dha edhe porosinë e fundit për Ministrin: “Më mirë të shkojë e të luajë me top, mbase edhe e qëllon koshin, sepse me politikë ia ka huqur”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.