DYLON

Vetëvendosje me takime përmbyllëse në Zabel e Velekincë

Vetëvendosje me takime përmbyllëse në Zabel e Velekincë
Avatar photo Redaksia

Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan 

***

Tubimin e fundit, por aspak nga rëndësia, e zhvilluam në Velekincë, mes një atmosfere të jashtëzakonshme dhe me përkrahje të fuqishme nga qytetarët. Energjia, pjesëmarrja dhe besimi i treguar dëshmojnë qartë se kjo anë qëndron fuqishëm krah vizionit tonë.

Velekinca nuk lëshon pe për begati dhe siguri. Me këtë energji dhe unitet, po e mbyllim fushatën të vendosur dhe të gatshëm për fitore.

Mirupafshim nesër mbrëma në festën e madhe të fitores!

***

Në ditën e fundit të fushatës u takuam me banorët e Zabelit, në një atmosferë plot energji dhe besim. Festa e fitores tashmë është vetëm pak orë larg.

Investimet lokale dhe qendrore për këtë lagje do të jenë në qendër të vëmendjes edhe në mandatin e ardhshëm, si nga qeverisja lokale e Kryetarit Alban Hyseni, ashtu edhe nga qeverisja qendrore e Kryeministrit Albin Kurti. Zabeli do të vazhdojë të përfitojë nga projekte konkrete që përmirësojnë infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës për çdo familje.

Përkrahja dhe besimi i qytetarëve na japin forcë për të vazhduar rrugën e zhvillimit, sigurisë dhe begatisë — bashkë, drejt fitores.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.