DYLON

Vetevendosje me aktivitete elektorale edhe në Livoç të Ulët

Vetevendosje me aktivitete elektorale edhe në Livoç të Ulët
Avatar photo Redaksia

“Energjia e fitores po ndihet në çdo takim, mes banorëve të lagjeve të qytetit e fshatrave të komunës së Gjilanit. 7 qershori do të renditet në kalendarin e datave me rëndësi për vendin, kur qytetarët bëjnë hapin përpara drejt progresit, për drejtësi dhe mirëqenie sociale, për shtet”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.

Më tej thuhet:

“Kandidatët për deputetë: Labinotë Demi Murtezi, Nevzad Asllani, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, dhe Shpend Nuhiu, folën për punën e mirë që është bërë dhe që duhet të vazhdojë në mandatin tjetër.

Më 7 qershor do t’u themi JO atyre që dëshirojnë të bëjnë diga në Parlament. Nuk ka nevojë Parlamenti për diga; Kosova ka nevojë për pesë diga të reja, dhe do t’i ndërtojmë ato për bujqësinë dhe industrinë.

Bashkë për Republikën, me numrin 116”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.