DYLON

Vetëvendosje me aksion simbolik shprehë shqetësimin për mosbarazi gjinore

Vetëvendosje me aksion simbolik shprehë shqetësimin për mosbarazi gjinore
Avatar photo Redaksia

“Barazi në institucione, në punë dhe në pronë”, kjo është parulla me të cilën aktiviste dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, shprehën shqetësimin e tyre për mosbarazinë e madhe shoqërore ku gruaja është shumëfish e shtypur.

Këto parulla ata i shënuan mbi muret e institucioneve komunale, duke thënë se këtë mesazh duan ta përcojnë deri tek ata që duhet të veprojnë institucionalisht.

“Pavarësisht se në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës, ekziston edhe ligji për Barazi Gjinore, ai për një dekadw e tepër tashmë ka mbetur vetëm i shënuar në letër, si mungesw e moszbatueshmwrisw sw tij. Në Kosovë gruaja është larg institucioneve, larg punës dhe larg pronës. Këtë më së miri e tregojnë edhe statistikat, sipas së cilave reth 82% e grave janë mos-pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që vetëm 4% e tyre janë pjesëmarrëse në trashëgimi të pronës. Kjo është mjaft shqetësuese dhe do të duhej të ishte për të gjithë, sepse pa barazi gjinore dhe të drejta të barabarta edhe për gruan, nuk mund të ketë zhvillim të një shteti”, ka thënë aktivistja dhe asambleistja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

EkoHigjiena

Ky aksion, është vazhdë e aksioneve të ndërmarra nga gratë e Lëvizjes, e që është shënuar në të gjitha qytetet e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.