DYLON

Vetëvendosje: Mbështesim protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale

Avatar photo Redaksia

Nesër, në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, thunet në një komunikatë të lëvizjes Vetëvendosje.

Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët. Shteti dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen nga jashtë dhe as nga politikanët e shantazhuar që janë në gjendje të pranojnë gjithçka vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre.

EkoHigjiena

Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen nesër nga ora 09:30 në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.