DYLON

Vetëvendosje: Malisheva e Epërme dhe Capari të bashkuar për ndryshim!

Vetëvendosje: Malisheva e Epërme dhe Capari të bashkuar për ndryshim!
Avatar photo Redaksia

“Takimi, që i parapriu ecjes në Malishevë të Epërme e në Capar bëri që të njoftohemi me problemet e banorëve atje. Është e çuditshme se pas tërmetit të vitit 2002, në Capar zona e cila është vlerësuar si e pabanueshme, tani ka shtëpi dhe familje që jetojnë në to. Në Malishevë të Epërme disa lagje  janë të pakyçura në sistemin e ujërave të zeza”, thuhet në komunikatë ne Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan.

Sipas kësaj Lëvizjeje, qeveritë e kaluara i kanë lënë anash qytetarët e indinjuar, të cilët, siç thonë drejtuesit e kësaj Lëvizjeje,  përkrahjen për Vetëvendosje  në këto zgjedhje e kanë të parezervë. 

EkoHigjiena

Kandidati përkryetar të komunës, Alban Hyseni bashkë me kandidatët për asamble Bedri Asllani, Florentina Vokshi, Doruntina Hasani, Bejtullah Osmani e Naser Ahmeti u zotuan para të pranishmëve se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Alban Hysenin, do jetë e barabartë për të gjithë, pa dallim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.