Vetëvendosje: Luta flet për punë të mëdha e mbeturinat mbulojnë qytetin

Vetëvendosje: Luta flet për punë të mëdha e mbeturinat mbulojnë qytetin

“Kryetari i Gjilanit në largim Lutfi Haziri-Luta si duket është zgjuar nga gjumi. Më 11 qershor me gjasë e kuptoi se ka 3 vite e gjysmë që është kryetar i një komune, dhe për çudi nuk ka bërë asgjë.

Kur pa se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, nga “shuplaka” që i’a dha qytetari në Zgjedhjet Nacionale, ai ka përvjelur mëngët, po shkelë me këmbë në tokë dhe ka filluar të kuptoj se për këto vite Gjilani nuk ka ndryshuar asgjë. Në përpjekje e sipër për të folur e premtuar për punë të mëdha, investime milionëshe e çka jo tjetër se, duke tentuar të ndikoj në ndaljen e frymës së ndryshimit, Luta ka harruar se Gjilani t’paktën meriton të jetë i pastërt. Gjilani meriton t’paktën mos ta mbulojnë mbeturinat”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.

Sipas Vetëvendosjes së Gjilanit, dallaveret në EcoHigjiena të filluara nga qeverisja e kaluar, nuk patën fatin të ndalen nga qeverisja e Lutës. Luta me qeverisjen e tij, jo që nuk arriti të zgjidhë problemet në këtë kompani por vetëm sa e thelloi gjendjen. E natyrisht, faturën gjithmonë për këto dështime duhet ta paguaj qytetari i Gjilanit që përveç se nuk ka hapësirë të lirë të ecë nga mbeturinat rrezikon shëndetin nga sëmundjet e ndryshme nga bartja e bakterieve në këto ditë të nxehta vere.

“Shumë keq që qytetari i Gjilanit është i detyruar ta ketë një qeverisje të tillë deri më 22 tetor, atëherë kur punët e hajrit do të fillojnë. Jo si këto “punët e hajrit” të Lutës”, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, për t’u shoqëruar edhe me foto.

KOMENTE