Vetëvendosje: LDK e mbështet me votë dhe me heshtje Thaçin në negociata

Lëvizja Vetëvendosje! Ka reaguar dhe ka sqaruar publikun mbi çështjen e rezultateve të procesit të negociatave dhe takimeve Daçiq–Thaçi, si dhe lejimin e vizitave në Kosovë të qeveritarëve serbë gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Në një deklaratë të sajën, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet se nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e bisedimeve që i zhvillon Qeveria e Kosovës me Qeverinë e Serbisë.

Por, në këtë deklaratë, LDK nuk i tregon publikut nëse i mbështet apo jo negociatat më të fundit, si dhe nëse e pranon apo jo vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë gjatë periudhës së fushatës. LDK po përpiqet të duket sikur nuk ka marrë pozicion mbi këtë çështje kaq të rëndësishme, por qytetarët e dinë mirë se asnjanësia ndaj negociatave për vizitat e zyrtarëve serbë gjatë fushatës në Kosovë, nuk është pozicion opozitar por miratim në heshtje për Thaçin dhe qeverinë e tij, thuhet në reagimin e VV-së.

VV i kujton edhe një herë publikut momentet në të cilat “LDK-ja ka dalë haptazi në mbështetje të negociatave duke votuar në kuvend Rezolutën për Normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke votuar Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si dhe duke votuar Ligjin për Amnistinë”. Në këto momente, si dhe në shumë raste të tjera, LDK-ja është bërë mbështetëse e PDK-së, në dëm të Kosovës, në dëm të kombit dhe të qytetarit, yhuhet në reagimin e VV-së./koha.net/

Lady Gaga tani edhe aktore

Me një pistoletë në dorë dhe veshje intime tepër seksi, Lady Gaga do të lërë pak kohë këngën për t’iu dedikuar aktrimit.

Ky do të jetë imazhi me të cilin do të shfaqet Gaga në filmin “Machete Kills”, me regji nga Robert Rodriguez. Këngëtarja do të interpretojë krah emrave të njohur të Hollivudit si Mel Gibson, Antonio Banderas e Jessica Alba.

Veç kësaj, hiti “Aura” i këngëtares do të jetë edhe kolona zanore e filmit.

Sipas regjisorit të filmit, Gagës fillimisht i është propozuar që të realizojë një këngë enkas për këtë prodhim kinematografik. Krahas kolonës zanore, Gaga nuk e ka fshehur admirimin ndaj Rodriguez duke u shprehur e gatshme për të interpretuar në një film të tij, qoftë edhe në rol episodik./koha.net/

KOMENTE