Vetëvendosje: Kur neglizhohet arsimi, dukuritë devijante dhe mangësitë tjera shtohen dukshëm

Vetëvendosje: Kur neglizhohet arsimi, dukuritë devijante dhe mangësitë tjera shtohen dukshëm

Ardhmërie Musliu, anëtare e nënkomitetit për arsim në Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka ngritur shqetësimet e saja për rritjen e dukurive negative te nxënësit, në shkollat e Gjilanit, dhe kjo sipas saj, po ndodh për shkak të neglizhencës së sferës së arsimit.

“Aty ku neglizhohet arsimi, aty ndodhin fatkeqësi të mëdha. Gjendja e rëndë po rëndohet edhe më tepër me punësimin e mësimdhënësve në shkolla private dhe shtetërore, pra i njëjti mësimdhënës punon në dy shkolla. Duke punuar 9 orë në ditë, këta mësimdhënës nuk kanë kohë e as fuqi për ti kushtuar coftë edhe një pikë vëmendje te fëmijët e lëre më për ti mbajtur të sigurt e të dijshëm”, ka thënë Musliu.

Sipas saj, ata që kanë një orar të tillë e njohin mirë lodhjen që pëson. Këta fëmijë të cilët kanë fatin të kenë mësimdhënës të tillë, do të përjetojnë ngecje në mësimnxënie, zhvillim dhe inteligjencë.

“Ka fakte të cilat tregojnë që kur mësimdhënësit i përkushtohen plotësisht nxënësve të tyre, këtyre nxënësve iu rritet inteligjenca 30%, ndërsa ata të cilët nuk marrin fare përkushtim inteligjenca e tyre ngec. A mund të zhvillohen fëmijët me mësimdhënës të cilët harxhohen çdo ditë e më tepër?!”, pyet Musiu.

Fatmirësisht, thotë ajo, ka zgjidhje. “Komuna e Gjilanit duhet që të bëjë ndërrimin e duhur, duke kthyer mësimdhënësit në gjendje ku mund të na edukojnë dhe mbrojnë fëmijët tanë. Edhe pse është e ligjshme, nuk është etike as për nxënësit, as për prindërit e aq më pak për vetë mësimdhënësit që punojnë edhe në shtetëror edhe në privat”, ka thënë Musliu.

KOMENTE