DYLON

Vetëvendosje: Kryeministri u kthye nga Uashingtoni me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj

Vetëvendosje: Kryeministri u kthye nga Uashingtoni me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje në një reagim të saj postuar në profilin zyrtar në “Facebook”, ka shkruar se Kryeministri Hoti, që ky subjekt politik e quan “i paligjshëm e jolegjitim”, tha se po shkonte në Uashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Ja postimi i plotë:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.
Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.
Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.
Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.
Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.
Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.
Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.