Tash e sa kohë e kemi argumentuar se si “Zajednica” e minon Republikën e Kosovës dhe krijon një entitet territorial serb që do të kontrollohet nga Beogradi, ambiciet e planet e të cilëve konfirmohen përditë, e dje sërish dhe nga Gjuriq, Ministër i Vuçiqit, thonë përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Sot në konferencë për media Drejtuesi i Grupit parlamentar të Vetëvendosje-s, Glauk Konjufca, tha se “Zajednica” mund të kthehet në një bazë logjistike dhe militareske të Serbisë dhe kështu Beogradit i lehtësohet revanshi kundër shtetësisë dhe lirisë së vendit tonë. “Serbia para se të hyjë në negociata politike me Kosovën përpiloi platformën e vet të cilën e miratoi në Janar 2013 në Parlament. Në pikën A të kësaj platforme është edhe themelimi i “Zajednicës”. Kjo edhe u krijua me negociatat e Brukselit. Pikërisht çka ka kërkuar Beogradi, Qeveria e Kosovës tashmë ia ka ofruar”, tha Konjufca.
Për të treguar se si “Zajednica” është shtet paralel brenda Republikës tonë, ai përmendi 14 elemente kryesore të saj:
1. Territori i definuar – entitet që e ka të dallueshëm territorin dhe të ndërtuar mbi baza territoriale;
2. Kuvendi – me të zgjedhurit nga ato Komuna;
3. Qeveria – që merr vendime ekzekutive;
4. Financimi i pavarur – nga Qeveria e Kosovës përmes linjës së pavarur buxhetore, të hyrat nga Dogana, si dhe financimi nga Serbia dhe nga donatorë të ndryshëm;
5. Gjyqësia e shkëputur – ndarja etnike edhe e punëtorëve në Gjykata;
6. Policia autonome – komandanti i policisë do të jetë domosdo serb;
7. Sistemi i pavarur i energjisë elektrike – operatori i Serbisë që do të merret me furnizimin, distribuimin e energjisë elektrike dhe me inkasimin;
8. Telekomunikacioni i pavarur – përmes operatorit të pavarur që iu dha Serbisë në fushën e telekomunikimeve;
9. Kompetencat e plota prej arsimit fillor deri në arsimin e lartë – e drejtë që nuk e ka asnjë Komunë në Kosovë. Arsimi i lartë është nën kompetencat e Ministrisë, përveç në “Zajednicë”;
10. Kompetencat e plota në çdo nivel të shëndetësisë;
11. Masat e plota për zhvillim ekonomik – mund t’i problematizojnë asetet nacionale të Kosovës, të cilat janë në atë pjesë të Kosovës;
12. Planifikimi i plotë urban dhe rural;
13. Kthimi i serbëve – potencial i madh i kolonizimit të Kosovës, meqë nuk ka kontroll nga autoritetet e Kosovës;
14. Përfaqësimi i jashtëm – ka karakter diplomatik, që kompleton këtë shtet paralel brenda Kosovës.
“Do t’i ketë mbi 2.000 kilometra katror të territorit të Kosovës, e serbët përbëjnë veç 5% të popullsisë në Kosovë. Kjo tregon që qëllimi i Serbisë është zgjerimi territorial, që është në shpërputhje me popullatën që e ka. Lufta e Serbisë është për territore, popullata është veç instrument”, u shpreh Konjufca.
Ai tha se ndalja e platformës së Serbisë për Kosovën, pra “Zajednica”, është pa kompromis dhe me çdo kusht.
Platforma politike e Serbisë për bisedimet me Kosovën
Në pajtim me Kushtetutën e saj dhe me parimet bazë të ligjit ndërkombëtar, Republika e Serbisë, në besim të mirë, ofron platformën politike për bisedime me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë (PIS), duke shpresuar që një zgjidhje afatgjate e qëndrueshme për Kosovën dhe Metohinë është e arritshme përmes dialogut të sinqertë mes dy palëve.
1) AP KiM është shkurtesë e fjalisë “Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija” – “Krahina Autonome Kosova dhe Metohia”,
2) ZSO KiM është shkurtesë e fjalisë “Zajednica Srpskih Opstina Kosova i Metohije” – “Bashkësia eKomunave Serbe të Kosovës dhe Metohisë”,
3) PIS është shkurtesë për “Privremene Institucije Samouprave” – “Institucionet e Përkohshme tëVetëqeverisjes”).
Andaj:
• Qeveria e Republikës së Serbisë, me qëllim të mbrojtjes së interesave të saj shtetërore përmbahet nga arritja e çfarëdo marrëveshjeje parciale me PIS brenda kornizës së të ashtuquajturit “dialog teknik” për shkak të faktit se ato çojnë në ndryshimin e situatës në terren në avantazh të PIS, sikur edhe në dobësimin e pozicionit negociues të Serbisë në dialogun politik të nivelit të lartë dhe mund të çojnë në destabilizm potencial të rrethanave që janë relative për sigurinë.
• Pika fillestare themelore për bisedime me PIS në nivelin e lartë politik është që Republika e Serbisë, në pajtim me ligjin ndërkombëtar, dhe më tej sipas Kushtetutës së saj dhe vullnetit të popullit, nuk e njeh dhe kurrë nuk do ta njohë shpalljen unilaterale të “pavarësisë” sëKosovës;
○ të gjitha të drejtat dhe kompetencat, që mund t’i jepen PIS-së si rezultat i negociatave, vetëm se do të transferohen tek organet e AP KiM në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe rregulloret e tjera të Republikës së Serbisë.
• Parimi themelor i negociatave do të jetë – bisedime në pako – “asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka të mos jetë e dakorduar”;
• Duke vazhduar nga fakti se Serbia përmes veprimeve të saj, në vazhdimin e kryerjes së procesit, përkundër dhe pas shpalljes unilaterale të “pavarësisë” së Kosovës, i ka ofruar PIS-së personalitet dhe legjitimnitet të kufizuar ligjor dhe ndërkombëtar, bisedimet të nivelit të lartë politik duhet të mbahen në lidhje me tejkalimin e paralelizmit institucional në territorin e AP KiM-së, duke mos përfshirë aty çështjen e statusit ndërkombëtar dhe të shtetësisë së PIS-së, me qëllim të vendosjes së autoritetit në territorin e Krahinës që do të njihet nga të gjitha palët e përfshira në proces, dhe vendosjes së garancive të fuqishme ligjore dhe politike në nivelin krahinor dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të drejtat politike, territoriale dhe të tjera të komuniteteve nacionale përgjatë tërë territorit të Krahinës;
• Republika e Serbisë, përmes një përfaqësuesi të lartë të autorizuar posaçërisht, dhe ekipit negocitor të autorizuar posaçërisht, veçanërisht insiston në:
A) Themelimin e Komunitetit Autonom të Komunave Serbe në Kosovë dhe Metohi (ZSO KiM), të përbërë nga autonomia territoriale e katër komunave nga pjesa veriore e Kosovës dhe Metohisë dhe komunat e tjera me popullatë shumicë serbe dhe minoritare (p.sh. Graçanica, Shtërpce, Gora, etj.) në bazë të Statutit special për Autonominë e Komuniteteve për Komunat Serbe të Kosovës dhe Metohisë (sikur në rastin, për shembull, e Katalonisë) që do tëgarantohet nga akti më i lartë ligjor i Krahinës dhe nga Deklarata publike e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare të përfshirë në këtë proces;
– Kjo autonomi do të presupozojë ekzistimin e përgjegjësive autentike në fushat e:
○ Arsimimit (fillor, sekondar dhe të lartë);
○ Shëndetësisë (të gjitha nivelet e shëndetësisë);
○ Sportit;
○ Kulturës;
○ Shërbimeve të informimit publik;
○ Mbrojtjes së ambientit;
► Formulimi dhe menaxhimi i politikave të mbrojtjes së ambientit dhe zhvillimit të qëndrueshëm (Statuti i Autonomisë së Katalonisë, neni 84, paragrafi 2, pika j)
○ Planifikimi urban;
► Autoriteti ekskluziv për rregullimin e planifikimit urban dhe menaxhimit të instrumenteve të tërë procesit, sikur edhe në procedurat për procesimin e kërkesave dhe miratimin e tyre (kopjuar nga Statuti i Autonomisë së Katalonisë)
► Autoritetin ekskluziv për rregullimin e sistemit për zhvillimin e tokës urbane, që përfshinë përcaktimin e kritereve për llojet endryshme të tokës dhe përdorimit të tokës (kopjuar nga Statuti i Autonomisë së Katalonisë)
► Autoritet ekskluziv për krijimin dhe zhvillimin e politikës për tokë dhe banim, menaxhim të hapësirave publike me ekzistimin e një sistemi efikas të intervenimit administrativ në procesin e ndërtimit, planifikimit urban dhe përdorimit të tokës (kopjuar nga Statuti i Autonomisë së Katalonisë);
○ Bujqësia;
○ Pylltaria;
○ Inxhinierimi i Ujit;
○ Gjuetia dhe Peshkataria;
○ Gjyqësia (prokurorët publikë të instancës së parë dhe gjykatat e instancës së parë dhe të dytë, gjyqet në rajonin e ZSO KiM do të themelohen nga ligjet në nivelin krahinor; megjithatë, do të përcaktohet në marrëveshje se kjo rezulton nga procesi politik, se ligjet duhet të parashohin një mekanizëm me të cilin qytetarët të ZSO KiM munden, përmes përfaqësuesve të tyre, të ndikojnë në zgjedhjen dhe përbërjen e gjykatave. Këto gjykata do të kenë autoritetin në rajonin e ZSO KiM, sipas rregulloreve të fuqizuara në Krahinë, për të vendosur në të gjitha çështjet gjyqësore që ndërlidhen me marrëdhëniet bazike personale, të drejtat dhe detyrat e qytetarëve, të shpallin dënime dhe masa të tjera kundër kryesve të veprave kriminale dhe veprave të tjera të dënueshme të përcaktuara me ligj; për të vendosur rreth ligjshmërisë së akteve individuale të organeve dhe organizatave që ushtrojnë autoritet publik; tëvendosin rastet e ndërlidhura me çështjet pronësore apo çështje të ligjit të punës dhe të vendosin rreth çështjeve të tjera në pajtim me ligjet në fuqi);
○ Punë të Brendshme (Policia Autonome mund të themelohet sipas modelit të policisë Autonome të Katalonisë dhe me përgjegjësi të ngjashme. Ajo do të ishte, në kuptimin formal, pjesë e Forcave policore të Kosovës, edhe pse do tëfunksiononte nën autoritetin eKëshillit Ekzekutiv të ZSO KiM në territorin e Autonomisë dhe sipas përgjegjësive të definuara me ligjet në pajtim me aktin më të lartë ligjor të AP KiM dhe Statutin e ZSO KiM);
○ Minierat;
○ Energjia;
○ Telekomunikacionet;
○ Politika tregtare dhe ekonomike.
► Këshilli Ekzekutiv ka autoritetin ekskluziv në çështjet që ndërlidhen me tregtinë dhe organizimin e panaireve, përfshirë planifikimin administrativ të aktiviteteve tregtare në territorin e ZSO KiM (marrë nga Statuti i Autonomisë së Katalonisë, neni 121, paragrafi 1, pikat a-f).
○ Politika fiskale dhe financat;
○ Përgjegjësi speciale të ZSO KiM në lidhje me regjistrin unik të kompanive, organizatave socio-politike dhe komuniteteve fetare;
○ Autoritetet e ZSO KiM do të kenë, në pajtim me aktin më të lartë ligjor të AP KiM, një mundësi të garantuar për vendosjen ebashkëpunimit të drejtpërdrejtë me autoritetet e Republikës, sikur edhe të drejtën e financimit shtesë nga mjetet e ndara nga buxheti iRepublikës së Serbisë;
○ ZSO KiM do të vendosë, në mënyrë të pavarur, rreth dukjes dhe përdorimit të simboleve të saj (stremën, flamurin, himnin, etj.) ndërsa ligji në nivelin krahinor do të përcaktojë në mënyrë më të saktë përdorimin e simboleve tëKrahinës dhe përdorimin e përbashkët të simboleve të Krahinës dhe autonomisë territoriale;
○ Elementet e tjera të organizimit të brendshëm (lloji, përbërja dhe modeli i zgjedhjes së autoriteteve) të ZSO KiM do të harmonizohen përmes dialogut politik;
► Në çdo rast, ZSO KiM do të ketë një Asamble të Komunitetit Autonom dhe një Këshill Ekzekutiv të Komunitetit Autonom, që do të jenë të ngarkuar me zbatimin e detyrave nga përkufizimi i përgjegjësive të ZSO KiM, siç është paraparë me Statutin.
Themelimin e statusit special për fshatrat-enklava në të cilat serbët dhe joshqiptarët e tjerë formojnë shumicën e popullatës, dhe mundësisht për rajonin e komunës së Gorës (kjo e fundit është thjeshtë një mundësi, nërast se popullata shumicë e Gorës nuk dëshiron që kjo komunë të hyjë në përbërje të ZSO KiM-së).
○ Kur përcaktohet territori i rajoneve të përfshira nga statusi special, posaçërisht jashtë rajoneve të qyteteve, pikënisja do të jetë kudo që të jetë struktura etnike që ka ekzistuar para spastrimit etnik (duke marrë parasysh se do tëishte e papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare po ashtu nëse rezultatet e një spastrimi të tillë etnik do të ishin pika fillestare e gjetjes së një zgjidhjeje politike në Evropë në shekullin e 21-të);
○ Përgjegjësitë origjinale të rajoneve me status special do të jenë më të ngushtuara, krahasuar me përgjegjësitë e ZSO KiM, por domosdo do të duhet të përfshijnë ndikimin në përzgjedhjen e personelit dhe strukturës së autoritetevenë punët e brendshme, sikur edhe në çështjet që lidhen me fushën e të drejtave bazike politike dhe ekonomike;
○ Marrëveshja mund të përcaktojë që rajonet të cilat gëzojnë status special mund të ushtrojnë disa nga përgjegjësitë e parapara në bashkëpunim me autoritetet e ZSO KiM, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e tjera që janë në fuqinë Krahinë;
C) Vendosja e një marrëdhënieje speciale kontraktuale mes Kishës Ortodokse Serbe dhe PIS-së;
○ Me këtë marrëveshje, që duhet marrë parasysh përvojën e marrëveshjeve Laterane në lidhje me statusin e Kishës Katolike të Romës në Itali, një garanci e vlefshme ndërkombëtarisht duhet t’i jepet në lidhje me premtimet që i bëhen Kishës ortodokse Serbe, pronës kishtare dhe aktivitetit të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e krahinës.
○ Detajet që ndërlidhen me pozitën negociuese rreth këtyre çështjeve duhet të harmonizohen me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe.
D) Zgjidhja politike e miratuar si rezultat i negociatave parasheh që akti më i lartë ligjor i AP KiM të shpallë një garanci të përhershme për kthimin e personave që janë zhvendosur nga Kosova dhe Metohia sikur edhe tëtrashëgimtarëve të tyre.
○ Është i nevojshëm miratimi i një ligji për kthimin në nivel të Krahinës, që do të përcaktojë detyrat e autoriteteve të AP KiM, ZSO KiM, dhe njësiteve të vetëqeverisjes lokale në lidhje me kthimin e refugjatëve dhe personave tëzhvendosur brenda territorit;
○ Është e nevojshme që të sigurohen dhe garantohen të drejtat dhe kushtet, në territorin e ZSO KiM, për kthim të qëndrueshëm të këtyre personave që janë dëbuar nga Kosova dhe Metohia, kthimi i të cilëve është bërë i pamundur nështëpitë e tyre dhe në pjesët e tjera të AP KiM;
E) AP KiM do të duhet të definohet nga akti më i lartë ligjor i krahinës si një zonë e demilitarizuar në të cilën i vetmi formacion legal i armatosur do të jenë policia e Kosovës dhe policia Autonome e ZSO KiM, e cila, në kuptimin formal, do të ishte pjesë integrale e saj.
○ Garantuesit e sigurisë dhe statusit të demilitarizuar të AP KiM mund të jenë forcat ushtarake të BE-së (EUROCORPS), Ushtria e Serbisë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
F) Negociatat po ashtu duhet të rezultojnë në krijimin e një mekanizmi efikas ligjor dhe organizacional që do të mundësojë përfshirjen epërfaqësuesve të popullatës serbe dhe joshqiptare në punimet dhe vendimmarrjen e të gjitha institucioneve dhe autoriteteve të AP KiM, në aso mënyre që të pamundësojë çfarëdo forme të mbivotimit nga ana e përfaqësuesve shqiptarë në këto institucione dhe autoritete.
○ Pala serbe propozon ndarjen e AP KiM në disa rajone, prej të cilave një i dalluar do të ishte ZSO KiM.
○ Pala serbe propozon formimin e një asambleje prej dy dhomash të AP KiM-së, ku dhoma e lartë do të përfaqësonte Dhomën e Rajoneve dhe Komuniteteve Fetare, ndërsa Dhoma e ulët do të ishte Dhoma e Qytetarëve.
► Në pajtim me këtë propozim, të gjitha rajonet dhe komunitetet kryesore fetare do të ishin të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në Dhomën e Rajoneve dhe Komuniteteve Fetare, ndërsa në Dhomën e Qytetarëve, popullata serbe dhe ajo joshqiptare do të ishin të përfaqësuara sipas kuotave të garantuara dhe rezultateve zgjedhore.
► Kryesuesi i njërës nga dy dhomat, sikur edhe nënkryetari i tjetrës nga dy dhomat, duhet të jetë përfaqësues i popullatës serbe dhe joshqiptare i zgjedhur nga shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga radhët e popullatës serbe dhe joshqiptare në atë dhomë.
► Mekanizma efikas proceduralë duhet të ekzistojnë për të parandaluar marrjen e vendimeve përmes mbivotimit në çështjet që drejtpërdrejt ndikojnë përgjegjësitë e ZSO KiM-së dhe të drejtat e popullatës serbe dhe asaj joshqiptarenë AP KiM.
(Teksti i botuar është përkthim i fjalëpërfjalshëm i versionit anglisht të Platformës Serbe.
………………
Rezoluta serbe për Kosovën (mbi të cilën është ndërtuar plaftorma)
Beograd, 13 janar
Në sesionin e parë të saj të Jashtëzakonshëm në vitin 2013, të mbajtur më 13 janar, Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë ka votuar rezolutën për Kosovën e cila përmban shtatë pika.
Në vazhdim japim të plotë tekstin e rezolutës.
1. Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë, duke u bazuar në platformën politike për bisedime me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, përcakton parimet bazë për bisedime politike me përfaqësues të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë:
a) Republika e Serbisë, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, nuk e njeh dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës;
b) qëllimi i bisedimeve është të krijojë kushte për komunitetin serb dhe të gjitha komuniteteve të tjera kombëtare në Kosovë, të cilët garantojnë siguri dhe mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre njerëzore. Qeveria serbe do tëinsistojë në mbrojtjen e të gjitha të drejtave të garantuara për serbët në Kosovë, e drejta e kthimit dhe të drejtave pronësore. Qeveria serbe është e detyruar që të vazhdojë hetimin e të gjitha rasteve të personave të zhdukur dhe të ndjek procedurat gjyqësore kundër të pandehurve të akuzuar për dhunën etnike kundër serbëve;
c) Qeveria serbe është e autorizuar për të vazhduar me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që tashmë janë arritur me përfaqësuesit einstitucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë. Përfaqësuesit e Republikës së Serbisë janë të detyruar që, në bisedimet eardhshme për çështje teknike dhe politike me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, të arrijnë marrëveshje në përputhje me pikëpamjet dhe qëllimet themelore të kësaj rezolute, duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje të plotë me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë;
d) Të gjitha kompetencat e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, si rezultat i dialogut do të konfirmohem me një ligj kushtetues dhe të transferohen në institucionet e Krahinës Autonome të Kosovës,në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe rregullorete tjera të Republikës së Serbisë;
d) Bisedimet me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë duhet të kontribuojnë për kushte më të mira të jetesës për njerëzit në Kosovë, paqes dhe stabilitetit, si dhe të ardhmen evropianetë Serbisë dhe të rajonit;
f) Marrëveshjet me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë duhet të shoqërohen nga një dialog i vazhdueshëm me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
2. Përfaqësuesit e Republikës së Serbisë do të përpiqen për të gjetur një kompromis dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën përmes dialogut. Zgjidhja duhet të jetë një themel i fortë për ndërtimin e paqes të qëndrueshme dhe sigurisë së plotë për të gjithë banorët ekrahinës jugore serbe.
3. Republika e Serbisë është e përgatitur për të bërë lëshime të mëtejshme, me qëllim për të kapërcyer gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes serbëve dhe popullit shqiptar. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë nuk është e përgatitur për të bërë ndonjë lëshim që mund të përfundojnë duke rrezikuar gjendjen e saj dhe interesat kombëtare.
4. Republika e Serbisë i afrohet e dialogut me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, evetëdijshme për rëndësisë se një zgjidhje reciprokisht e pranueshme për Kosovën, do të ketë rëndësi nëkontekstin e integrimit të vazhdueshëm dhe të përshpejtuar të rajonit të tërë Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Evropian.
5. Asambleja Kombëtare e Republikës së Serbisë kërkon që qeveria ta mbajt të informuar për çdo zhvillim të ri, me përparimin ebisedimeve me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, për aktivitetet dhe masat e përcaktuara në këtë dokument për mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.
6. Rezoluta, udhëzimet dhe qëllimet e politikës shtetërore të përcaktuar prej saj, janë të detyrueshme për të gjitha organet shtetërore dhe organizatat dhe mund të ndryshohet vetëm me një rezolutë të re tëAsamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë.
7. Rezoluta do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.