• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Vetëvendosje: Komuna e Gjilanit në fund të tabelës edhe për transparencë dhe llogaridhënie

Redaksia 2LONLINE 24 Korrik, 2021 3 min
 Vetëvendosje: Komuna e Gjilanit në fund të tabelës edhe për transparencë dhe llogaridhënie

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan përmes një komunikate, ka bërë me dije se Raporti i KDI-së për përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale për vitin 2019, Komunën e Gjilanit e ka ranguar në fund të tabelës, dhe kur qytetarët kanë pritur reflektim të Komunës për vitin vijues, në vitin 2020 Komuna e Gjilanit rangohet edhe më poshtë se viti paraprak (pësoi rënie prej 3% të indikatorëve vlerësues).

Ndër të tjera, në Raportin e KDI-së thuhet:

“Nga katërdhjetë e tetë (48) indikatorët vlerësues, gjatë vitit 2020 komuna e Gjilanit në plotë tetë (8) indikatorë është vlerësuar me zero (0) pikë, duke mos arritur as përmbushjen minimale të vlerësimit në këta indikatorë. Mos publikimi i materialeve përcjellëse për pikat e rendit të ditës, mos organizimi i dëgjimeve me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) nga kuvendi i komunës, mos organizimi i dëgjimeve me qytetarë për draft buxhetin e komunës nga kuvendi i komunës, mos publikimi i Planit të punës së kryetarit të komunës, mos publikimi i vendimeve të kryetarit të komunës në ueb faqen e komunës, mos ofrimi i të dhënave në formatin “Open Data”, mos organizimi i dëgjimeve buxhetore nga ekzekutivi i komunës, mos publikimi i procesverbaleve nga dëgjimet buxhetore si dhe mos publikimi i buxhetit të komunës për vitin 2020 në ueb faqen e komunës, janë indikatorët që janë vlerësuar me zero (0) pikë gjatë vitit 2020.

Shtatë (7) nga dyzet e tetë (48) indikatorë vlerësues, komuna e Gjilanit është vlerësuar si pjesërisht transparente. Mos thirrja në raportim e kryetarit të komunës në baza të rregullta nga kuvendit i komunës, mos diskutimi i shpenzimeve tre mujore financiare në baza të rregullta kohore sipas obligimeve ligjore, mos publikimi i të gjitha dokumenteve në gjuhët zyrtare, mos ofrimi i informatave të mjaftueshme për çështjet që ndërlidhen me integrime ne Be dhe ndikimi i këtyre proceseve në komunë, mos ofrimi i informatave nga të gjitha mekanizmat institucional në ofrimin e listës së shërbimeve që ofrohen si dhe procedurat e marrjes së shërbimeve të tilla, mos ofrimi i plotë i ueb faqes zyrtare në gjuhët zyrtare, mos organizimi i takimeve publike sipas legjislacionit, janë indikatorët që janë vlerësuar më transparencë të pjesërisht gjatë vitit 2020.”

Për qeverisje të mirë e demokratike duhet medoemos të kemi transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve publike ndaj qytetarëve. Në këtë mënyrë përveç rritjes së besimit në institucione, kemi edhe pjesëmarrje të drejtpërdrejt të qytetarëve në vendimmarrje, thuhet në fund të komunikatës të  Vetëvendosjes në Gjilan.

Etiketa:Gjilan Komuna e Gjilanit Vetëvendosjes
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com