DYLON

Vetëvendosje: Kërkesat e familjarëve janë të drejta

Avatar photo Redaksia

Pas aksionit të Qeverisë së Gruevskit mbi shqiptarët në Lagjen e Trimave të Kumanovës, ku mbetën shumë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, dhe shumë shtëpi të rrënuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret as për identifikimin dhe kthimin e trupave të të vrarëve, e as për ndaljen e torturave ndaj të burgosurve, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvnedosje.

Tashmë është e qartë se të burgosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po kalojnë nëpër tortura çnjerëzore nga regjimi i Gruevskit. Madje, as në këtë gjendje atyre nuk iu mundësohet mjekimi.

EkoHigjiena

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kërkesat e familjarëve të të burgosurve janë të drejta dhe legjitime. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të reagojë përballë Qeverisë së Gruevskit, duke kërkuar llogari për gjithë atë që ndodhi në Kumanovë; identifikim dhe konfirmim zyrtar për secilin nga të vrarët; si dhe të kërkojë që menjëherë të ndalen torturat ndaj të burgosurve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.