/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta atakojë qeverisjen në Gjilan si të papërgjegjshme dhe joserioze dhe se e ka fajësuar atë edhe për mos mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për arsimin por se ka thënë se janë të arta arsyet pse është dashtë të mbahet seanca me çështje ne arsimit në rend dite.
Nevzad Isufi, shef grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes vetëvendosje në Kuvnedin Komunal të Gjilanit ka thënë se kemi kaluar në gjysmën e dytë të tetorit dhe nga Drejtoria e Arsimit nuk kemi pasur një raport se si kanë qëndruar punët lidhur me regjistrimin e nxënësve, duke filluar nga parashkolloret e deri shkollat e mesme të larta, me punët rreth konkurseve për punëtorët arsimorë, zgjedhjes së drejtorëve e zv. Drejtorëve të shkollave, punët rreth përgatitjeve, renovimeve të objekteve shkollore, pajisjes së tyre me inventar e çështjes së ekskursioneve e çështje të tjera të rëndësishme për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit shkollor.
“Ne si parti opozitare kemi kërkuar që të informohemi me kohë pë të gjitha këto në Kuvendin e komunës, ku edhe raportojnë drejtoritë e drejtorive komunale. Por kërkesa jonë për ta futur në rend dite këtë çështje në komitetin për Politikë dhe Financa nuk ka hasur në përkrahje, prandaj siç e dini kemi shfrytëzuar të drejtën legjitime, të paraparë edhe me ligj për një seancë të çrregullt a të jashtëzakonshme”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, për këtë arsye kanë mbledhur 16 nënshkrime nga anëtarët e Kuvendit nga të dy partitë opozitare, PDK, VV, por edhe nga anëtarë të Partisë në koalicion me LDK-në, por edhe nga partitë përfaqësuese të minoritetit turk e serb, pra gjithsej 16 nënshkrime që përbëjnë 47% e përbërjes së Kuvendit.
“Sigurisht, të gjithë këta anëtarë të kuvendit e kanë parë të arsyeshme, të nevojshme, të logjikshme dhe kanë pritur një raportim të tillë, prandaj edhe janë nënshkruar për këtë, prandaj është shumë e pasaktë ajo që thotë LDK-ja se kjo është bërë tinëzisht, sepse të gjithë e dinë, e dini edhe ju se kjo nuk është në natyrën tonë. Atë që ka ngjarë tashmë e dini, pozita e ka bojkotuar pa asnjë arsye të vetme seancën, përpos faktit, siç thonë ata që ajo (LDK-ja ) qenka e vetmja që po përcaktuaka rendin e ditës së Kuvendit”, ka thënë Isufi i Vetëvendosjes.
Ai thotë se po shihet se për pozitën nuk është me rëndësi çështja-përmbajtja por forma. Jo vetëm një herë deri tash është vërtetuar se çfarëdo propozimi dhe sa do i arsyeshëm të jetë ai, për partinë në pushtet është i papranueshëm vetëm se vjen nga opozita. Kjo është një qasje tejet e gabuar e pushtetit, që dëmton rëndë interesat e qytetarëve, jo vetëm ata që përfaqëson opozita, por edhe ata që përfaqëson ajo vet.
“Praktikat e bojkotit të kuvendit nga pozita në Kuvendin e Kosovës, po i sjellë edhe në Gjilan vet pozita, e jo opozita dhe kjo praktikë është vështirë shihet e të gjendet në vendet demokratike. Ne e dimë që anëtarëve të Kuvendit, sidomos atyre të minoriteteve, nënshkrues për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, iu është bërë presion, për shkak të nënshkrimit. Edhe kjo është e papranueshme”, thotë tutje isufi.
Sipas tij, Kryesuesja e Kuvendit, me sjellje prej një militanteje partiake me pretendime si një “padrone” e Kuvendit komunal, po e vë veten në pozita qesharake. Kështu me që nuk ka mundur të arsyetoj vonesën e raportimit të drejtorit të Arsimit,” i jep vetes të drejtë, “pa të drejtë”, që ende pa u thirrur mbledhja e Komitetit për politikë dhe Financa” që ta caktoj vet pikat e rendit të ditë, madje raportin nga drejtoria e arsimit e paska paraparë në pikën në të ndryshme të seancës së ardhshme!
Nëse Kryesuesja e Kuvendit paska të drejtë vet të caktojë pikat e rendit të ditës për Kuvend, atëherë shtrohet pyetja se pse ekziston ky komitet, me përbërje të ndryshme partiake dhe pse ky komitet mban mbledhje gjithmonë para mbledhjeve të Kuvendit?! Por nëse partia që udhëheq me qeverinë komunale bëhet sikur nuk e di pse është kërkuar raporti i Drejtorisë së arsimit, ne i dimë arsyet dhe po i themi disa prej tyre”, ka potencuar Isufi i Vetëvendosjes për t’i numëruar disa.
* Punësimet pa konkurs, duke filluar nga vet Drejtoria e arsimit,
* Punësimet pa kualifikim , në vet Drejtorinë komunale të arsimit
* Punësimet pa konkurs në shkolla të qytetit dhe të fshatrave,
* Transferet e drejtorëve nga një shkollë në një shkollë tjetër, pa konkurs madje edhe nga një nivel një shkollimi në një nivel tjetër,
* Zgjedhja e drejtorëve dhe zv. Drejtorëve, pa plotësuar kushtet e konkursit (si psh. pa pasur të kryer kualifikimin profesional për udhëheqje),
* Zgjedhja e drejtorëve dhe zv. Drejtorëve, duke mos përfillur kriteret dhe procedurat sipas udhëzimit administrativ,(si p.sh. të udhëzimit administrative 8/2014) përktësisht pa kompletim të Komisionit përzgjedhës, duke i ikur transparencës,
* Ndërhyrja në planprogramet. mësimore, në emër të kurikulës së re, e drejtë kjo okluzive vetëm e Ministrisë së Arsimit.
* Hapja e drejtimeve të reja jashtë konkursit në shkolla të caktuara,
* Zgjedhja e drejtorëve , disa me afate të caktuara 4 vjeçare, e disa pa afate-pra si drejtor karriere,
* Përzgjedhja e zëvendësuesve të punëtorëve arsimorë, pa kriter e shumë të tjera thotë Nevzad Isufi i Lëvizjes Vetëvendosje. /2L ONLINE/