DYLON

Vetëvendosje: Interpelancë lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar

Vetëvendosje: Interpelancë lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar
Avatar photo Redaksia

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.

Ja komunikata e plotë:

Sot grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Në shtatorin e vitit 2017, Bashkimi Evropian, ka angazhuar tre ekspertë dhe atë Maurizio Varanese, Theo Byl dhe Camelia Bogdan, për të vlerësuar kapacitetin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Të njëjtit para disa ditëve, kanë dorëzuar raportin tek udhëheqësit e disa institucioneve të drejtësisë duke përfshirë edhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Nga vlerësimi që është bërë përmes analizës së rasteve që janë trajtuar gjatë fazës së hetimit, përndjekjes dhe gjykimit, deri në aktvendimin e plotfuqishëm dhe pas disa takimeve të zhvilluara me krerët e institucioneve të sistemit të drejtësisë, ekspertët kanë konstatuar se sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për ne është e qartë se korrupsioni i nivelit të lartë ku përfshihen dhe zyrtarë të lartë në institucionet e Kosovës, përfshirë qeverinë, ndërmarrjet publike dhe agjencitë e institucionet e pavarura ka mbërritur nivele alarmante dhe përbën rast shembullor të kapjes së shtetit.

Ne presim që Kryesia e Kuvendit ta caktojë pa vonesë mbajtjen e kësaj interpelance.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.