DYLON

Vetëvendosje: Homazhe në përkujtim të 3-vjetorit të rënies së Astrit Deharit

Vetëvendosje: Homazhe në përkujtim të 3-vjetorit të rënies së Astrit Deharit
Avatar photo Redaksia

Aktivistë të shumtë Lëvizjes Vetëvendosje, të prirë nga kryetari, Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, në 3-vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast, aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte. “Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re, Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi”, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.

Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falenderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.

EkoHigjiena

Aktivistët vunë lule mbi varrin e Astritit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.