DYLON

Vetëvendosje: Gjykimi special i Ditës së Çlirimit

Avatar photo Redaksia

Pas njoftimit për agjendën e seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit ka refuzuar që të lejojë grupet parlamentare të flasin. Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve dhe është e padrejtë të organizohen seanca ku deputetëve nuk u jepet fjala. Liria e mendimit dhe e shprehjes janë të padiskutueshme e të panegociueshme, por ky njeri që u instalua si kryetar Kuvendi ose nuk e din ose nuk do t’ia dijë për këtë.

Këpshtu thuhet në një reagim të Lëvizjes vetëvendosje për t’u shtuare se , “Në anën tjetër, dihet që secila komunë e Kosovës e shënon ditën e vet të çlirimit, por ja që Kosova si shtet nuk e ka një ditë të tillë. 12 qershori quhet e shënohet si ditë e paqes dhe jo e çlirimit. Teksa edhe sot e kësaj dite njerëzit debatojnë nëse njëmend u bë çlirimi më 12 qershor pasi që dihet se pikërisht në atë kohë u nda Mitrovica, është plotësisht e sigurt se ajo ditë nuk ishte fare paqësore. Mbi të gjitha, paqja pa çlirim është padrejtësi e vazhduar”.

EkoHigjiena

Më tej në reagim thuhet:

“Është esenciale që Kuvendi të mos monopolizohet. Sepse ne do ta tregonim edhe atë anën e vërtetë të Kosovës në atë seancë. Ne do të tregonim që dy procese të rëndësishme janë duke e pritur Kosovën: Gjykata Speciale dhe zajednica serbe. Gjykata Speciale do ta gjykojë pikërisht këtë çlirimin tonë të 12 qershorit. Pushtetarët po mundohen përmes aktiviteteve simbolike të tregojnë se po e festojnë 12 qershorin, përderisa po i krijojnë të gjitha kushtet që 12 qershori të jetë i gjykuar në histori, si një datë ku disa njerëz e kanë lirinë e vetë për shkak se kanë bërë krime kundër njerëzimit. Përderisa thonë se po e festojnë çlirimin e Kosovës, dhe se janë meritorë e bartës të këtij çlirimi, pushtetarët po i përgatisin kushtet për ndarjen etnike të Kosovës përmes zajednicës.

Institucionet dhe historia duhet të jenë të ndërlidhura ngushtë. Në Kosovë këto janë të ndara gjerësisht. Shteti i Kosovës duhet ta ketë ditën e vet të çlirimit. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës duhet të ketë fjalë të lirë, debat të hapur dhe vendime demokratike.

Prandaj, është e padrejtë dhe e padobishme kjo seancë në të cilën kryetari i Kuvendit i cili simulon dirigjentin kërkon prej deputetëve që të simulojnë spektatorët. Prandaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, i AAK-së, dhe i NISMA-s nuk do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ne ua urojnë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e 16-të të çlirimit të Kosovës duke theksuar se pa Mitrovicë të bashkuar dhe pa punësim për qytetarët, pavarësia e paqja mbeten në letër“, përfundon reagim i i Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.