DYLON

Vetëvendosje: Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin pa vënë në vend drejtësinë

Avatar photo Redaksia

Ardhja e pjesëmarrësve në krime të luftës apo në dhunën policore të viteve 90, nën petkun e pelegrinëve, është një provokim. Kudo në Kosovë ky provokim përjetohet shumë rëndë, e edhe më rëndë përjetohet në Gjakovë, qytet i cili u dogj nga ushtarët e paramilitarët serbë.

Mosgjykimi i kriminelëve të luftës nuk i bën ata të pafajshëm. Kthimi i tyre, qoftë edhe si pelegrinë, në vendet ku ende prindërve nuk iu janë tharë lotët për fëmijët e tyre vetëm sa e rëndon situatën, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes

EkoHigjiena

Protestat e sotme në Gjakovë janë të drejta, sepse pjesëmarrësit kërkojnë thjesht drejtësi. E veprimet policore për të imponuar këtë vizitë të padëshiruar të ish-kriminelëve tash pelegrinë, janë veprime në mbrojtje të padrejtësisë.

Qeveria e Kosovës ka për detyrë të mbrojë interesat e mirëqenien e qytetarëve të vet. Qeveria e Kosovës e cila pushtetin e saj e ka falë luftës çlirimtare të UÇK-së, duhet nisë procesin e hetimit për krimet e kriminelët e luftës, dhe të nxjerrë fletë-arrest për ta. Në të njëjtën kohë, Serbia mban vazhdimisht në fuqi fletë-arrestet për pjesëmarrësit në luftën tonë çlirimtare, dhe vendos barrikada brenda territorit të Kosovës.

Provokimet e organizuara nga shteti serb, ku kriminelët e luftës vijnë për të vizituar qytetet e fshatrat ku i kanë bërë krimet, janë një përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si popull i paqytetëruar, meqenëse dihet se kudo që të shkojnë këta pelegrinë do të priten me protesta. Por, protestat tona janë të pashmangshme për sa kohë nuk vendoset drejtësi.

I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve ndërmjetës, të mos bëhen përjetësues të një padrejtësie. Gjakova dhe e gjithë Kosova nuk do të pranojë kurrë pajtimin pa vënë në vend drejtësinë, thuhet në fund të komunkatës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.