DYLON

Vetëvendosje: Edhe Zhegra si të gjitha pjesët tjera të komunës është lënë anash nga qeverisjet e kaluara

Vetëvendosje: Edhe Zhegra si të gjitha pjesët tjera të komunës është lënë anash nga qeverisjet e kaluara
Avatar photo Redaksia

“Nga takimi me qytetarë në Zhegër, u njoftuam me problemet e shumta që ata po përballen. Mungesa e shërbimeve elementare komunale, mungesa e kanalizimeve, si dhe rrugë të pashtruara, ishin vetëm disa nga preokupimet që ata kanë. Edhe Zhegra, si të gjitha pjesët tjera të komunës, është lënë anash nga qeverisjet e kaluara’, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e 17 tetorit, Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Selvete Sylejmani, Shefqet Jakupi, Valdrin Bajrami, Armend Rexhepi, si dhe me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, u zotuan se një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe i njoftuan të pranishmit aty edhe për planin qeverisës të kësaj Lëvizjeje. /2LONLINE.com/ 

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.