DYLON

Vetëvendosje: Edhe një doktor shkence te ne!

Vetëvendosje: Edhe një doktor shkence te ne!
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan përmes një komunikate ka bërë me dije se Naser Morina është bërë pjesë e Lëvizjes.

Naser Morina është i lindur në Fshatin Topanicë, komuna e Dardanës. Shkollën filore dhe të mesme e kreu në Gjilan, kurse fakultetin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës e kreu në Prishtinë. Poashtu, është në prag të mbrojtjes së temës së disertacionit të doktoraturës në Universitetin shtetëror të Sarajevës në fakultetin e ndërtimtarisë në temën “ Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimit të urave të betonit në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës “.

Gjatë jetës së tij punoi në fushën e ndërtimit prej vititi 2003 – 2012, kurse ishte i angazhuar në mbikqyrje në fushën e ndërtimtarisë nga komuna e Gjilanit në prej vitit 2006 – 2011. Gjatë këtyre viteve ai u nderu me shumë mirënjohje dhe lavdata, momentalisht punon si profesor në SHMT “ Mehmet Isai “ në Gjilan prej vititi 2008.

EkoHigjiena

Në zgjedhjet komunale të vitit 2017 Naser Morina ishte kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit i nominuar nga Partia e Drejtësisë..

Prof. Naser Morina deri më sot ka 10 punime shkencore të pranuara ndërkombtarisht të prezentuara nëpër konferenca ndërkombëtare nëpër tërë botën në fushën e infrastrukturës, projektomit, rrëshqitjeve të dheut, bëhet e ditur nga Zyra për media dhe komunikim e Vetëvendosjes në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.