DYLON

Vetëvendosje e tronditur nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në qendër të qytetit

Vetëvendosje e tronditur nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në qendër të qytetit
Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, është e tronditur nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në qendër të qytetit, me ç’rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Çoçaj, e cila humbi kryefamiljarin e saj Qerim Çoçaj, në këtë aksident fatkeq për shumë qytetarë të Gjilanit.

Kryetari i Lëvizjes në Gjilan Nevzad Isufi, i shoqëruar nga anëtarë të strukturës, vizituan të aksidentuarit që gjendeshin në spitalin e qytetit, duke i dëshiruar shërim të lehtë dhe të shpejtë.

Ndërsa,falënderojmë stafin mjekësor të spitalit të Gjilanit, për mobilizimin dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët e lënduar në aksident.

EkoHigjiena

Është rast i rëndë jo vetëm për familjarët e viktimës dhe të të lënduarëve, por për të gjithë qytetarët shqetësimi i të cilëve është i madh. Prandaj edhe kërkojmë nga organet kompetente që të hetohet ky rast dhe përgjegjësit të bartin barrën e tyre të përgjegjësisë, është thënë në njoftimin e kësaj Lëvizjeje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.