Vetëvendosje e shqetësuar me mosveprimin e qeverisjes së re

(2LONLINE) –  Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan Ismajl Kurteshi tha se ndihen të shqetësuar në lidhje me mos veprimin e qeverise se re komunale ndonëse ka kaluar një periudhë kohore sa kjo qeverisje ka marr detyren. “Pas largimit te qeverisjes se keqe Gjilani po pret punën e qeverise se re komunale qe ka shume pune për të bërë, por po bëhen më se dy muaj e nuk po vërehet as angazhimi më i vogël konkret i pushtetarëve të ri për zgjedhjen e problemeve komunale”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij, nuk është bërë as hapi i parë i domosdoshëm dhe në këtë drejtim ka përmendur mos emërimin akoma  të drejtorëve të drejtorive komunale,  përveç të atij të arsimit

Kurteshi tha se kështu nuk janë krijuar as kushte për fillim të punës , kryetari ka emëruar ushtrues detyre nëpër drejtori dhe nuk e zgjidhin problemet sepse ata nuk kanë mundës  e as vullnet të thellohen në problemet me të cilat ballafaqohen drejtoritë përkatëse

“Kërkojmë nga kreu i komunës të emërojë drejtorët dhe të fillojë me punë që i takojnë drejtorive. E keqaj është se janë vërejtur  prirje të vjetra të angazhimet në punë të militantëve  partiak. Po punësohen militant pa procedura e  pa kritere duke përshirë edhe njerëz të pakualifikuar, sidomos në arsim “, ka thënë Kurteshi.

Ai ka kërkuar po ashtu edhe reagimin e kryetarit, e të drejtorisë së arsimit por edhe të organeve tjera kompetente  kur janë në pyetje rastet serioze si a i i konfrontimit të profesorëve në Gjimnaz.

“Rasti në Gjimnaz është aq serioz dhe as DKA e as kryetari  i komunës dhe organet tjera kompetente komunale nuk bënë asnjë lloj reagimi.  Kërkojmë nga këta  të ndërmarrin masat e nevojshme ti shqiptojnë dënimin e merituara secilit që bënë shkelje të tilla, duke përfshirë edhe rastin konkret”, ka thënë Kurteshi.

Përndryshe, Kurteshi ka kërkuar nga kreu i komunës të mos ankohet në borxhet e trashëguara,  por ta ftojë auditorin dhe ta bëjë auditivin e punës së administratës që ka shkuar, t[ njoftoj me detale kujt ja ka ato borxhe, sa janë ato, cilat janë arsyet dhe a janë kryer punët për të cilat komuna, pushteti i kaluar, ka hyrë në borxhe.  Administrata aktuale është e obliguar ta njoftoj prokurorinë për rastet e shkeljeve .

Përndryshe, Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje është pjesë e KK-së së Gjilanit dhe se këshilltarët e saj do të angazhohen për ti mbrojtur interesat e qytetarëve  dhe do të bëjmë përpjekjet maksimale të pengojmë ato procese që janë në dëm të qytetarëve.

I pari  i Vetëvendosjes së Gjilanit ka thënë se nuk ka  besim blanko as  kryetari e as askush tjetër,  dhe kjo vlen edhe në rastin e statutit të komunës që do të jetë në seancën e radhës si pikë e rendit ditës, por  Vetëvendosje do të shqyrtojë çdo iniciativë, propozim për ndryshim të statutit veç e veç, madje edhe me detale më të imta dhe aty ku është interesi i qytetarit do të mbështetë, aty ku nuk është do ta refuzojë. /2lonline/

KOMENTE