DYLON

Vetëvendosje e Gjilanit i kthehet performancave simbolike

Vetëvendosje e Gjilanit i kthehet performancave simbolike
Avatar photo Redaksia

Tani kur çështja e buxhetit 2025 e Komunës së Gjilanit është në një “ngërç politik” të (pa)zgjidhshme, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, iu është rikthyer performancave simbolike, për të përçuar mesazhin e tyre.

Sot, në foltoren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku ishte paraparë seancë për miratim të buxhetit (e cila dështoi për mungesë kuorumi), është vendosur baneri me mbishkrim: “Kryetari i Komunës – Propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin Komunal”.

EkoHigjiena

Një baner i tillë është vendosur edhe në hyrje të objektit ku ndodhet salla e Kuvendit. 

Kjo performancë ka të bëjë me përçimin e mesazhit ndaj seancës të së enjtes, po për çështje të buxhetit, thirrur nga opozita (LDK, PDK e Vatra), e që sipas ekzekutivit, por edhe Vetëvendosjes nuk është konformë ligjit, pasi sipas tyre, ligji për Vetëqeverisje Lokale e përcakton qartë kush e propozon buxhetin… /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.