DYLON

Vetëvendosje: Dorëzohet ankesa ndaj vendimit arbitrar të PZAP-së

Vetëvendosje: Dorëzohet ankesa ndaj vendimit arbitrar të PZAP-së
Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së sotme, Nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, dhe deputeti Ismajl Kurteshi, dorëzuan ankesën ndaj vendimit arbitrar të PZAP-së për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren, në Gjykatë Supreme.

Nënkryetari Sejdiu para mediave tregoi pse vendimi i PZAP-së për rinumërim është absurd dhe i jashtëligjshëm, pasi që gjatë ditës së zgjedhjeve, në të dy komunat nuk është evidentuar asnjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor, as nga organizatat vendore e as ato ndërkombëtare, të cilat kanë monitoruar zgjedhjet me 19 nëntor.

Po ashtu, Nënkryetari Sejdiu e quajti të pakuptimtë dhe të papranueshëm vendimin e KQZ-së që të mos numërohen votat me kusht, duke thënë që është e palogjikshme që të ketë rinumërim pa përfunduar numërimi i të gjitha votave. Ai ftoi KQZ-në që të vijojë me numërimin e votave me kusht, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

EkoHigjiena

Ndërkaq, deputeti Ismajl Kurteshi shprehu bindjen që vendimi i PZAP-së do të anulohet nga Gjykata Supreme, duke e quajtur këtë si mënyrën më të mirë për të mos e dëmtuar procesin zgjedhor, për të cilin tha se ishte më i rregullti në historikun e zgjedhjeve në vendin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.