DYLON

Vetëvendosje dhe LDK thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim

Avatar photo Redaksia

LVV dhe LDK thërrasin seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dorëzuan sot kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT.

“Të shqetësuar lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, nga problemet e vazhdueshme që nuk po marrin përgjigje, problemet e reja që po hasen prej kurrikulës së parashkollorit, te tekstet e reja dhe te gjendja në Këshillin për cilësi, si dhe nga mosvendosja në rendin e ditës të interpelancës me Ministrin e Arsimit, deputetët nënshkrues e thërritën këtë seancë të jashtëzakonshme”.

EkoHigjiena

Kjo seancë e jashtëzakonshme është kërkuar të mbahet të enjten, më 27 qershor ora 11:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.