DYLON

Vetëvendosje dëshiron të dijë sa dhe si është ndihmuar sporti në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka kërkuar nga drejtuesit e Sportit në Gjilan të dhëna zyrtare se në çfarë forme janë ndihmuar klubet sportive në këtë komunë, deri më tani

Fehmi Sylejmani, këshilltar komunal i Vetëvendosjes thotë t’i këtë adresuar një kërkesë përgjegjësve të kësaj fushe, si Bujar Hazirit, ish u.d. i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, (aktualisht përgjegjës i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport), por duke vënë në dijeni, për këtë kërkesë, edhe kreun e komunës Lutfi Hazirin dhe Kryesuesen e Kuvendit, Valentina Bunjaku – Rexhepin, e përmes të cilës kërkesë ka kërkuar zyrtarisht të njoftohen, në çfarë forme ju është ndihmuar klubeve sportive në Gjilan.

EkoHigjiena

“Nëse ju është ndihmuar në rrafshin financiar, atëherë kërkojmë të informohemi saktë, se me sa mjete financiare, përkatësisht vlera e shumës që ju është ndarë, ndihmuar secilit klub sportiv, në secilën disiplinë sportive si dhe në secilën konkurrencë”, thuhet në kërkesën e Sylejmanit.

Përndryshe, me miratimin e statutit të komunës, kohë më parë, Drejtoria për Kulturë Rini e Sport është shuar si drejtori dhe tani pritet të funksionojnë ndryshe këta tre sektorë, ngase tani ekziston Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërkohë, që ka pas edhe shuarje të klubeve, por edhe ankesa të klubeve tjera ekzistuese se nuk po ndihmohen.

Përndryshe, Fehmi Sylejmani i Vetëvendosjes thotë se, nëse iu janë ndarë mjete klubeve sportive ët Gjilanit, atëherë gjithashtu dëshirojnë të dinë se me çfarë baze, apo formule janë ndarë ato mjete, thjeshtë me çfarë instrumenti vlerësues është bërë ndarja e këtyre mjeteve financiare, për secilin klub. /2L ONLINE/